web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale”/ Rama poston fotot: Dy fytyrat e një simboli të thirrjes për diasporën në protestë

20 Qershor 2026, 19:00, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me thirrjet për pjesëmarrjen e diasporës në protestë.

Në postimin e tij, Rama ka ndarë pamjet e një shtese pa leje brenda mureve të kalasë së Durrësit që sipas tij është ndërtuar nga një protestuese që bën thirrje për pjesëmarrjen e diasporës në protestë.

Më tej shkruan se kjo protestuese nuk “pranon fondin e shpronësimit të atij çibani ngaqë i duket pak”. Sipas tij kështu funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

DY FOTOGRAFI DHE DY FYTYRAT E NJË SIMBOLI TË THIRRJES PËR DIASPORËN NË PROTESTË

Majtas: Një shtesë skandaloze pa leje brenda mureve të kalasë së Durrësit. Shteti do ta shpronësojë në kuadrin e pastrimeve për Rilindjen e Zonës Historike, sipas projektit të miratuar.

Djathtas: Një protestuese e përbetuar për mbrojtjen e mjedisit që bërtet, “Diaspora këtë vit nuk do të vijë për pushime, por për protestë”. Ajo është vetë ndërtuesja e shtesës pa leje, e cila ka deklaruar përpara meje se do hidhet me kokë nga tarraca, po nuk e pranon fondin e shpronësimit të atij çibani ngaqë i duket pak!

Pikërisht kështu funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale:

Një shkelëse e ligjit, qëndrestare kundër pastrimit të trashëgimisë kulturore nga çibanët e ndërtuar pa leje vishet me flamurin e interesit publik, ve kujën për atdheun në rrezik dhe kthehet në heroinë.

Fakti pastaj që ky personazh grotesk është edhe militante e vajmedet Partisë Demokratike, e fut rastin në një kornizë shembullore të dashurisë për natyrën

*Çibani ka një hipotekë nga koha e dy gishtave. /CNA





Lajmet e fundit nga