12 raste pozitive tek skuadra afrikane, nuk ka portierë për sfidën kundër Kamerunit

22 Janar 2022, 16:18, Sport CNA
12 raste pozitive tek skuadra afrikane, nuk ka portierë për

Në pjesëmarrjen e parë absolute në Kupën e Afrikës, Komoros u kualifikua në fazën e 1/8-ve të finales së turneut, ku do të sfidojë organizatorët e kompeticionit, Kamerunin.

Por, debutuesit vijnë në prag të kësaj sfide në një situatë alarmante. Sipas asaj që njofton federata e futbollit, 12 pjesëtarë të skuadrës (lojtarë dhe staf) kanë rezultuar pozitivë me covid dhe nuk mund të jenë pjesë e kësaj sfide.

Mes të infektuarve është edhe trajneri Amir Abdou, por edhe 2 portierët e vetëm të dispozicion Moyadh Ousseini dhe Ali Ahamada (portieri i tretë i grumbulluar është i dëmtuar).

Lajmet e fundit nga