LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rreziku nga varianti i ri i Covid/ Sulçebe: Nuk do të ngelet njeri pa u infektuar, keni vetëm një zgjidhje

29 Nëntor 2021, 20:55, Lifestyle CNA
Rreziku nga varianti i ri i Covid/ Sulçebe: Nuk do të ngelet njeri

Mjeku i njohur Genc Sulçebe është i ftuar mbrëmjen e sotme në ?Log?, ku po diskutohet për variantin e ri të Covid-19, Omicron që ka shkaktuar shqetësim të madh te të gjitha vendet, pasi po përhapet me shpejtësi.

Ai u shpreh se rreziku nga varianti i ri ka rrezik të zëvendësojë Deltën, dhe të infektojë potencialisht, nuk do të ngelet njeri pa u infektuar.

Zgjidhja e vetme sipas tij është vaksina.

?Janë variante të pritshme. Mutacioni i ri është i pesti, i cili ka shumë mutacione, mbi 30 ndryshime në strukturën e tij krahasuar me variantin origjinal. Jo vetëm ata që janë me HIV por edhe mangësi të tjera, virusi do kohë të eliminohet, me javë, në organizëm dhe rrit mundësinë të pësojë ndryshime, bëhet më i përshtatshëm dhe shpërndahet në individë të tjerë.

Omicron duket se ka aftësi ngjitëse më të mëdha se Delta. Ka rrezik të përhapet, të zëvendësojë Deltën, dhe të infektojë potencialisht, nuk do të ngelet njeri pa u infektuar. Këtu del puna te vaksina. E vetmja zgjidhje është vaksinimi. Nuk shpëton dot. Tani a do ta marrësh me sëmundje apo vaksinim, zgjidheni vetë? tha Genc Sulçebe./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga