LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

28 Nëntori/ Nisin punimet për aeroportin e Vlorës, Balluku zbulon detajet

28 Nëntor 2021, 10:17, Aktualitet CNA
28 Nëntori/ Nisin punimet për aeroportin e Vlorës, Balluku zbulon

Sot, në 109 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, kanë nisur punimet për aeroportin e Vlorës.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Ballaku gjatë fjalimit të saj, zbuloi se ky aeroport do të jetë aeroporti më i madh dhe do të hapë rreth 1 mijë vende pune.

Gjithashtu Balluku ka përcjellë lajmin se koncesionari do të ketë një nga partnerët më të rëndësishëm europian siç është ai i Mynihut.

?Dua të falenderoj qytetarët e Vlorës që na kanë mbëhstetur. Ky projekt është i rëndësishëm për Vlorën dhe  Aeroporti i Vlorës do të jetë aeroporti më i madh shqiptar ndërkombëtar. Ky aeroport do të hapë rreth 1 mijë vende pune. Do të përcjell lajmin se koncesionari do të ketë një nga partenerët më të rëndësishëm europian siç është ai i Mynihut. Siç e dini Vlora është cilësuar si porta hyrëse për turizmin shqiptar?, ka thënë Balluku.

Ministrja ka bërë me dije se po vazhdojnë procedurat për ndërtimin e aeroportit të Sarandës.

?Po vazhdon puna për aeroportin e 4-rt të Sarandës. Do të jetë sezonal por do të luajë një rol shumë të rendësishëm sidomos për sa i përket turizmit?, është shprehur Balluku./ CNA.al

Lajmet e fundit nga