LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Banorët e Laprakës përplasen fizikisht me policinë

27 Nëntor 2021, 16:43, Aktualitet CNA
Banorët e Laprakës përplasen fizikisht me policinë

Banorët e Laprakës kanë tentuar që të bllokojnë rrugën si një shenjë e mosdakordësisë së tyre për shembjen e banesave.

Kjo ka shkaktuar përplasje fizike me forcat e policisë që nuk e kanë lejuar që të bëhej e mundur bllokimi i rrugës.

?Kërkesat tona janë të menjëhershme, janë gjithë këto kohë që nuk kemi asnjë përgjigje nga drejtuesit e vendit për gjendjen tonë?- tha njëri prej banorëve.

Protesta e tyre vazhdon që prej një muaji pasi banesat e banorëve janë projektuar për t?u shembur në mënyrë që t?i hapet rruga ndërtimit të unazës së re./CNA.al

Lajmet e fundit nga