LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidenti me eskortën e Berishës/ Policia vihet në lëvizje, një 24 vjeçar në Prokurori

27 Nëntor 2021, 09:05, Aktualitet CNA
Aksidenti me eskortën e Berishës/ Policia vihet në lëvizje,

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë kanë proceduar penalisht shtetasin A.M, 24 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Duke drejtuar automjetin tip ?Benz ? A.M ka goditur mjetin tjetër tip ?Benz ? me drejtues shtetasin S.L., 28 vjeç, banues në Tiranë dhe ky i fundit ka goditur mjetin shoqërues të deputetit S.B.

Të 3 automjetet qarkullonin në një sens lëvizjeje, në korsinë e shpejtësisë.

Nga përplasja dëmtime të lehta kanë patur drejtuesi i mjetit shtetasi A.M., dhe pasagjerët në këtë mjet E.S.,dhe A.M., banues në Kosovë, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në spital.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ?Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor ?./ CNA.al 

Lajmet e fundit nga