LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Noval Diagnostik hap qendrën e re të testimeve "Covid" pranë stacionit të METRO në Korçë

26 Nëntor 2021, 21:01, Aktualitet CNA
Noval Diagnostik hap qendrën e re të testimeve "Covid"

Të udhëtosh me autobusat luksoz të kompanise ndërkombëtare METRO, por edhe të kesh mundësinë e kryerjes së testeve për Covid-19 në pikën ku blen biletën e udhëtimit, ndodh vetëm në Korçë.

Laboratori NOVAL DIAGNOSTIC, pas hapjes së laboratorëve në pikat kufitare në gjithë vendin për kryerjen e testeve për Coronavirus, së fundmi ka arritur një marrëveshje dhe me Kompaninë Ndërkombëtare të Transporit të Udhëtarëve, METRO.

Konkretisht në qytetin e Korçës, në stacionin e METRO, Noval Diagnostic ka çelur dhe pikën më të re të testeve Covid-19, PCR, Rapid Test dhe Testin Serologjik. Çdo qytetar që do të udhetoje me autobusët luksozë të kësaj kompanie për në Greqi, Turqi, apo linjat Athinë, Sekanik, Katerini, Volos, Stamboll dhe së shpejti drejt qytetit Bremen në Gjermani, në stacionin e METRO në Korçë do të gjejë dhe laboratorin Noval Diagnostic, ku në momentin që rezervon biletën e udhëtimit, kryen dhe testin e më pas niset drejt destinacionit, pa pasur vonesa apo ndalesa në pikat kufitare.

Disa muaj më parë, laboratori Noval Diagnostic hapi qendrat e testimeve edhe në pikat kufitare Hani Hotit, Qafë-Thanë, Kakavije, Kapshticë, Rinas dhe MorinëNdërsa për të gjithë ata që udhëtojnë drejt Kosovës, një pikë tjetër testimi e Noval gjendet në Rrugën e Kombit, pranë NBT Oil,

Filialet e Noval Diagnostic janë të hapura 24 orë dhe Rezultatet dalin për 15 minuta, në shqip e anglisht dhe njihen nga çdo autoritet kufitare./CNA.al  

Lajmet e fundit nga