LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

‘Pavarësia, thjesht një gjë ditë pushimi zyrtar”/ Ish-Ministri: Shteti jonë pa ushtri, armët i përdorëm për të vrarë njëri-tjetrin

27 Nëntor 2021, 08:13, Aktualitet CNA
‘Pavarësia, thjesht një gjë ditë pushimi

Ylli Manjani, ish Ministër Drejtësie, ka hequr paralele mes aktualitetit Pavarësisë e cila sipas tij është thejsht një ditë pushimi zyrtar.

?Kam idenë se pavarësia jonë është thjesht një ditë pushimi zyrtar. Ismail Qemalin, kryetarin e parë të shtetit të pavarur, na e largoi Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit. Për vijimësi llogjike, në vitin 2021, gjykatësit pra thelbin e shtetit na i largon Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit!!!

Demokracinë dhe politikën ja besojmë më shumë ambasadës Amerikane sesa votës sonë. Shqiptarët vijojnë të jenë të ndarë e të copëtuar në shtete. Me Kosovën më shumë zihemi sesa jemi në unison?, shkruan Manjani në rrjete sociaale.

Sipas të njëjtit, ne kemi frikë edhe ta mendojmë bashkimin e shqiptarëve nën një shtet, e jo më ta bëjmë, kemi frikë se na bërtasin ambasadorët.

?Shteti jonë sot është pa ushtri, por edhe kur e kishim nuk bëmë dot asnjë luftë. Armët e saj i përdorëm për të vrarë njëri-tjetrin jo armikun. Kemi vite që ushqehemi me skrapin armëve dhe paisjeve të ushtrisë që kishim, e që sna u desh kurrrë.

Shtetin e mbyt pushteti politik. Ky i fundit sundon sepse përdor rregullat e pushtuesit. Gjithmonë kështu? Cilido shtet i huaj mund të bëjë çtë dojë me ne dhe, shteti jonë jo vetëm që s?të mbron, por të tregon me gisht. Sjellja jonë e mbijetesës nën shtetin tonë të pavarur është gjetja e një vizë e huaj ose idealisht një pasaportë e një shteti tjetër.

Ndaj dhe idealizojmë më shumë shtetet e huaja sesa shtetin tonë?Nuk ka nevojë të na pushtojë askush, sepse ne dorëzohemi vetë. Na ka mbet vetëm një flamur, që edhe atë i heqim e i vëmë yllin.  Megjithatë nesër ta Gëzojmë Pavarësinë, ditën e pushimit zyrtar. Për të gëzuar më shumë se kaq, duhet marrë leje tek ambasada?Dhe himni kombëtar nuk ka vetëm një strofë ore?, shkruan më tej Manjani./CNA.al

Lajmet e fundit nga