FOTOLAJM/ Më shumë se 1 orë protestë, pankartat e ditës së 11 të tubimit
Prej më shumë se një orë ka nisur dita e 11 e protestës ku...
Prej më shumë se një orë ka nisur dita e 11 e protestës ku...
Kam vite të tëra që kërkoj fytyra të lumtura në këtë vend por s’mundem. Në ushqimoren përballë gruaja e pronarit të qesëndis nëse blen edhe ujin. Lacat dhe të fortët e lagjes pavarësisht formës trapezike të kafkës dhe trurit brenda ta çajnë trapin me ironinë e tyre që u vjen era xaxiq dhe të kërcënojnë orientalisht edhe kur nuk ua var aspak.
Kamarieri në mëngjes ta servir kafen si granatë mësimore pavarësisht se ti ke vite që nuk ia ndan bakshishin. Në zyrat e administratës edhe fodullëku edhe prepotenca të çjerr respektin e nuk e sheh njeri në sy hallexhiun kur flet. Mjeku të vëzhgon vëngër kur kërkon pak ndihmë për sëmundjen dhe jetën tënde ia le në dorë sanitares. Bodyguard-i i clubit në Bllok të fryhet e të trajton si lyps, jo si parashpenzues e të kërkon llogari edhe për facoletat që mban në xhep ndërsa atij përballë me pistoletë në brez i hap rrugën.
Nuk qesh njeri në këtë vend por vetëm deformojmë mimikën e fytyrës aq shumë sa duken më të plakur se dhe vetë historia e atdheut. Rrudhat që ia injektojmë vetes artificialisht nuk ka dermatolog e kirurg facial ti riparojë. Nuk shoh fytyra të lumtura, vetëm brengë dhe fukarrallëk jo vetëm financiar.
Madje, edhe fëmijëve e të rinjve po ua trashëgojmë këtë fodullëk të poshtër. S’ndjehet dashuri asgjëkundi, gjithkush trajtohet si sfidant, armik ose rival. Urrejtje dhe paragjykime për femrën, për malësorin, për fenë, për romin, për jevgun, për lezbiken, për të pasurin, për lypsin, për kundërshatrin politik, për homoseksualin, për femrën e bukur, për djalin inteligjent, për të suksesshmin, për disfatistin, për kunatin, për komshiun, për zengjinin dhe fukarain, për veten…
Shpesh herë vras mendjen dhe them: Këtu s’ka harmoni dhe respekt e kur nuk bashkëjetojnë këto të dyja s’ka as dashuri. Dhe kur s’ka dashuri s’ka as përkëdhelje, s?ka as puthje, s?ka as epsh, s?ka as seks. E kur s’ka seks, s’ka as orgazëm, ska as spermë, s’ka as vezore të hapura, s’ka as shtatzani, s’ka as lindje, as pjellori, as vazhdimësi, as fëmijë, as lodra, as energji, as gjenerata, s’ka as shkolla, as universitete, as plazhe, as udhëtime, as argëtime, as aventura, s’ka as jetë…
Prandaj kemi mbetur historikisht dhe ende jemi një komb i vogël, i pmakur. I vogël në numër popullsie, minimal në dashuri për njëri-tjetrin. Një pjesë prej nesh ikin në kurbet, një pjesë prej nesh ikin nga mendja,një pjesë prej nesh ikin përgjithmonë nga kjo jetë.
Ndaj dua ta di se jam kureshtar kronik: Kush janë më qefllinj, kinezët apo ne shqiptarët?/CNA.al
Shqipëria mund të mësojë nga Kosova si zhvillohen zgjedhjet,...
-Duam edhe fjalën e jo vetëm xhestin zonja Kim!“Në momentin ...
Dëshëroni një “antipastë” të asaj që ka për të ndodhur me Pa...
Nga Ylli DylgjeriKu ndahen formularët për të marrë pjesë në ...
Nga Kostandin LuçiVasic Moisije, një personazh aq anonim dh...
Nuk është trekëndësh, por është rreth. Gjeometria politike, ...
Pasi doli rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit, Edi Rama e f...
Të përfshihesh në përballjen Berisha – Basha është e paevitu...
Nga Dr. Arian Starova, Ish- Ministër i Jashtëm Kryetar i Sho...
Kot e kanë dënuar aq rëndë me mospirje kafeje ambasadoren am...
Nga Avenir Peka Prej më shumë se dy muajsh Lulzim Basha përd...
Ka më shumë se një paradoks në atë që po ndodh në Partinë De...
Krimi i fundit monstruoz i një vrasësi manjak 38 vjeç kundër...
FJALE ZEMRE (Nga Ilir Vrenozi)Kur i bashkohesh një luftë, i ...
Nga Luan Rama Profile artistësh: DY PUNË TË PAMBARUARA, SI V...
Ditët e fundit, kryetari ende në detyrë i PD Lulzim Basha ë...
Në fillim tha se, çështja Berisha kishte qënë një nga vendim...
Dëgjova mbrëmë Gazmend Bardhin në një debat televiziv,i cili...
Zonja Duma prej dy ditësh ka filluar t’i lëshojë mesazhe per...
Nga Azmi StringaKa bërë veprime brilante. S’ka lidhje me Ber...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dogana e Durrësit ka njoftuar se ditën e sotme gjatë kontr...
Një aksident rrugor është rregjistruar pak minuta më parë ...
Policia e Shtetit ka publikuar pamje të reja nga operacion...
Tre persona janë arrestuar në Durrës në kuadër të një oper...
Shqipëria po përballet me një krizë të thellë demografike ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së paralajmëron t...
Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme të shum...
Donald Trump ka thënë se SHBA-të do ta godasin Iranin “for...
Shtetet e Bashkuara, Australia, aleatët evropianë dhe vend...
Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Pete Hegset...
Çmimet në SHBA në maj u rritën me ritmin e tyre më të shpe...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Tre muajt e parë të këtij viti kanë sjellë një nivel rekor...
Raporti i kredive me probleme iu kthye rënies në muajin pr...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.6 lekë dh...
Rivlerësimi i xhiros të vitit 2025 për bizneset në Tiranë ...