
Si ta lexojmë trimërimin e Lulzim Bashës
Ditët e fundit, kryetari ende në detyrë i PD Lulzim Basha ë...
Nga Luan Rama
Profile artistësh: DY PUNË TË PAMBARUARA, SI VETË JETA E SHABAN HYSËS ?
Vepra e Shaban Hysës ka një veçori që nuk e ndeshim shpesh ndër piktorët e tjerë të brezit apo të kohës së tij; ka veçorinë ku piktori, arkitekti i skenës, skenografi, kostumografi dhe etnografi jo vetëm ndihmojnë e plotësojnë artistin, por edhe i japin veprës së tij vlerë dhe dimensione universale.
Duke qenë racionale në thelbin e vet, ajo është edhe shumë e organizuar në harmonizimin pothuaj deri në kufijtë e perfeksionit të të gjithë elementëve përbërës, ç?ka është produkt i një arsyetimi të peshuar gjatë, shumë më parë se artisti të na sjellë në trajtën e lëndës artistike, përjetimin e tij shpirtëror, ndjesitë apo emocionet që e ?urdhërojnë? dhe udhëheqin në procesin krijues.
Talenti dhe mjeshtëria e vizatimit si një prej dhuntive të veçanta të Shaban Hysës, i japin atij bazën mbi të cilën vjen e formohet artisti me gjithë kompleksitetin e elementëve të domosdoshëm, madhështinë e të cilit e gjejmë në pothuaj të gjithë veprën e pasur që ka lënë, e që është ndër ne sot në një farë mënyre jeta e tij e pambaruar, jeta që vazhdon, një privilegj i artistëve, të cilët, ndryshe prej njerëzve të zakonshëm, kanë edhe jetën e veprës së tyre, e cila është e pakohë.
Që prej vizatimeve të para e skicave të thjeshta e deri tek tablotë e përmasave të mëdha, nga portreti e deri tek kompozimet monumentale, nga natyra e qetë e tek peizazhet mahnitës, nga detaji më periferik i skenografisë së një vepre skenike e deri tek shumëllojshmëria e motiveve dhe e ngjyrave të kostumografisë, që janë padyshim kontribute fondamentale të tij të një vlere të veçantë në të gjithë fondin tonë kombëtar të etnografisë, shfaqet piktori meditativ e lakonik i linjave elegante, por edhe mjeshtri i harmonisë së ngjyrave dhe i karakterizimit psikologjik të veprës me një peshë imponuese.
Por, po aq na vjen edhe skenografi novator e modern, i një cilësie mjeshtërore në ruajtjen dhe harmonizimin e raporteve të vëllimit dhe hapësirës nga njëra anë, dhe kostumografi elegant e plot shije nga ana tjetër, që na plotësojnë në këtë mënyrë portretin e Shaban Hysës si artist në gjithëkuptimshmërinë e këtij përcaktimi, me një profil shumë të spikatur dhe lehtësisht të dallueshëm për nga individualiteti.
Ndër disa vepra të tij, që kam fatin t?i kem në koleksionin tim dhe që po jua bëj të njohura duke i publikuar sot edhe për ju, më të veçantat e më të rëndësishmet për mua janë dy prej tyre.
Dhe kjo jo vetëm prej faktit se në ato dy punë artisti zgjodhi të kishte për model dhe frymëzim vajzën time, por, më shumë ngaqë ato janë në fakt edhe dy punët e fundit të tij, të mbetura të pambaruara e ku ai ka lënë përjetësisht mbi telajo një emocion dhe përjetim krejt unik, gjë që duket jo vetëm në mënyrën e konceptimit, por edhe për këndvështrimin, për thellësinë dhe horizontin që u jep atyre.
Duke i parë ato punë sot, 16 vjet më pas që prej kur piktori nuk pati më mundësi të përdorte penelin e të hidhte ngjyrat mbi to, në të gjithë lirizmin që i dominon, gjen edhe një përmasë metafizike deri në trajtën e ontologjisë në trajtimin artistik të tyre, që iu jep veprave një vlerë të veçantë, pasi nuk e gjejmë këtë element kaq të dukshëm në vepra të tjera të piktorit.
Edhe pse ato janë dy punë të pambaruara, në fakt janë një vepër, e cila ne vjen e pambaruar siç ndodh me shumë vepra të piktorëve të mëdhej, të cilët edhe jetën e kanë si veprën e tyre; të pambaruar, të pakryer. E kanë gjurmë vazhdimësie.
Ditët e fundit, kryetari ende në detyrë i PD Lulzim Basha ë...
Në fillim tha se, çështja Berisha kishte qënë një nga vendim...
Dëgjova mbrëmë Gazmend Bardhin në një debat televiziv,i cili...
Zonja Duma prej dy ditësh ka filluar t’i lëshojë mesazhe per...
Nga Azmi StringaKa bërë veprime brilante. S’ka lidhje me Ber...
Një material i publikuar nga mediat ditët e fundit, tregon s...
Sot gazetari dy lekësh i Lulzim Bashës, njeriu që deri dje i...
MATEO I VOGËL QË NUK ËSHTË MË DHE NE TË GJALLËT QË FLASIM PO...
A mund rikthehet dënimi me vdekje, duke u votuar me referend...
Nga Ndriçim KullaSiç po kuptohet Lulëzim Basha po tenton që ...
Nga Avni NezajLajmi se në Kosovë u zhvilluan zgjedhjet lokal...
Nga Zef ZefiNarrativa e parë është “mitralimi armik” anti-op...
Nga Adriatik DociNuk ka dyshim se RTSH është një lubi korrup...
Nga Paulin MarkuReagim me keqardhje! Drejtuar z.Bardhi si se...
Ajo që ndodh prej vitesh me koncesionin e kontrollit bazë mj...
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë një ndërhyrje flagran...
Ish shefi i inteligjencës amerikane në administratën Trump, ...
Kjo është një fotografi e mesit të vitit 2019, shkëputur nga...
Nga Elona CaslliNën sloganin “ Shqipëri e pastër” kryeminist...
Nga Julian Deda(Zbrazëti në selinë e partisë. Dera e zyrës s...
“Stop” ishte në qytetin e Elbasanit, pasi Mikel Xhika në d...
Gërryerjet e paligjshme në lumin Shkumbin vazhdojnë të pa ...
Në 6 Maj 2022 “Stop” ishte në Kavajë ku trajtoi problemin ...
Mehdi Behluli nga Manza e Durrësit në vitin 2013 mori një ...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Një person është kapur nga policia në një restorant, në ve...
SPAK-u ka kërkuar dënimin me 1 vit burg të kryebashkiakut ...
Më datë 02.02.2023, në rrugën “Kastriotët”, janë përpl...
Dy persona janë paraqitur në gjykatë të akuzuar si të dyshua...
Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e vranësirave...
Sipas një studimi nga Universiteti i Jutës në Shtetet ...
Vlerat e ulëta barike që dominojnë Ballkanin Perëndimor do...
Materniteti “Koço Gliozheni” në Tiranë ka hedhur dritë mbi...
Një raport i publikuar nga një organizatë izraelite tr...
Shtetet e Bashkuara dhe Filipinet njoftuan të enjten plane...
Teorikisht çdo gjë mund të ishte zhvilluar ndryshe. Se...
Më 24 shkurt, do të shënohet përvjetori i parë i luftës në...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja. Sipas...
Gratë në Gjermani ende marrin rroga mesatarisht më të ...
Sot, më 2 shkurt 2023, dollari amerikan blihet me 105.3 le...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi në mble...