
Anti-amerikani n’oborr të PD/ Basha midis tre narrativash
Nga Zef ZefiNarrativa e parë është “mitralimi armik” anti-op...
Nga Avni Nezaj
Lajmi se në Kosovë u zhvilluan zgjedhjet lokale, u mbyllën kutitë, doli rezultati, humbësit përqafuan fituesit, duket se nuk i trazon aspak politikanët shqiptarë në Tiranë që kanë krijuar kriza të njëpasnjëshme me zgjedhjet duke i vjedhur, manipuluar dhe blerë votuesit. Ata thjesht shikojnë kush është fituesi në Kosovë dhe nisin urimet. Vetëm kjo i shqetëson. Ndërsa për masakrat elektorale brenda partive, por edhe në zgjedhjet e përgjithshme lokale apo parlamentare pritet të deklarohen ambasadorët njëherë për të folur politikanët shqiptarë më pas.
Klima politike e Prishtinës është ku e ku më e qartë dhe më shpresëdhënëse se sa klima e ?tërmetaxhinjve? që manipulojnë pafund dhe si ?dënim? marrin ngritjen në detyrë në partitë përkatëse.
Tani në spektrin e gjithanshëm të politikës ka lindur një skaj shprese që përfaqësohet lirisht dhe bindshëm nga ?Foltorja? e Sali Berishës dhe që mund të ndryshojë diçka ose shumëçka nga ky realitet. Një iniciativë që po ndryshon ritmin e të bërit politikë, moralin e njohjes së humbjes po e bën prezent dhe po kthen institucionet tek anëtarët, elektorati, që duhet të votojë për gjithçka. Pa dyshim edhe për zgjedhjen e kryetarit apo mbledhjen e një kongresi partie.
Dikush mund të thotë se Berisha në politikë ka qenë, thjesht po rikthehet pas një pushimi të shkurtër. Po e vërtetë në politikë ka qenë, rrëzoi diktaturën, solli lirinë për shqiptarët, arriti që të kthehej në pushtet pasi rindërtoj nga zero selitë e PD që dogjën në të gjithë Shqipërinë revolucionarët komunistë me 1997. Krijoi një koalicion të madh politik, futi Shqipërinë në NATO, dhe hoqi vizat me BE. Reformoi qeverisjen dhe investoi në vend sa askush tjetër. Dhe me 2013 sapo humbi zgjedhjet parlamentare, dha dorëheqjen.
Pra të gjithë këto ishin standarde që po të ishin respektuar nga pasardhësi i tij në PD, do të ishte ndryshe dhe më e fortë opozita sot, e ndoshta në pushtet që me 2017 për të finalizuar projektin e Shqipërisë në Evropë.
Përballë Foltores që ka bërë gati firmat për kongresin e PD është Fjetorja, që gjithkush deri pak javë më parë e kujtonte si shtëpinë e lirisë dhe jo ?Shtëpinë e Gjedhit?, si shtëpinë e zjarrit të shpirtit të opozitës, por jo atë të bashkëpunimit me rilindjen dhe seli e tradhtisë opozitare, si shtëpinë e demokracisë, por jo të nënshtrimit dhe kapjes duke nisur qysh me 2015 me goditjen e atyre që mendonin pak më ndryshe nga kryetari.
Një Fjetore që kreu i saj ka 8 vjet që e mjel si lopën por që nuk ka aspak forcë ose dëshirë, që ajo të rritet dhe të behet faktor në politikën shqiptare për të bërë ndryshimin dhe për të sjellë të djathtën në pushtet që Shqipëria të afrohet me Evropën e jo të rrijë kaq shumë larg saj. Bile më larg, shumë më larg, se sa ndodhej ajo ne 2013 Kur ra ?regjimi? Berisha.
Nuk është vetëm iniciativë e Sali Berishës. Demokratët janë çliruar, flasin, dëgjojnë, japin mendime, debatojnë, japin ide, propozojnë. Kjo është demokracia e Foltores që ndryshon këmbë e kokë nga Fjetorja dhe demokracia me belbëzime që proklamon edhe Basha, edhe gazbardhistët që i rrinë rrotull.
Në foltoren e Berishës janë ata që themeluan PD, ata që dhanë gjithçka për PD, ata që u rritën bashkë me PD, janë ata që u linden ditën kur lindi PD, janë të rinjtë në një masë të madhe, janë forca e vitaliteti i njerëzve që janë ?përdhunuar? ligjërisht dhe jo-ligjërisht nga pushteti i rilindjes në bashkëpunim të heshtur me Fjetoren. Pra krejt të pambrojtur nga opozita.
Basha e ka kuptuar se është koha për ndryshim. Është koha që përkrahjen e madhe individuale të Berishës ta harrojë. Ai ka shansin që një herë në jetën e tij politike t?u shërbejë demokratëve dhe këtë mund ta bëjë duke dhënë dorëheqjen dhe jo duke shpikur kongrese ilegjitime. Kështu ai mund të sillet si një politikan që po rritet. Kështu nuk zhgënjen edhe ata që kanë menduar se PD nuk është Fjetore dhe që vijojnë të përkrahin akoma Bashën dhe të mbrojnë pikëpamjet e tij për demokracinë dhe mënyrën e qëndrimit të përjetshëm në opozitë. Se ndodh edhe kështu. Në diktaturat e kamufluara opozita nuk vjen kurrë ne pushtet, thjesht bën fasadën dhe bindet. Por këtë do ta ndryshojë Foltorja.
Të gjithë ata mijëra demokratë dhe opozitarë që marrin pjesë në takimet e Berishës, tregojnë qartë se konturet e demokracisë së brishtë shqiptare ishin nëpërkëmbur, kthyer në drejtimin e tyre të gabuar. Dhe ta shikosh që këtë demokraci po e rikthen ai që nga majtistët e kallur është akuzuar edhe si ?armik? i fjalës së lire, kjo i jep edhe më shumë nuancë këtij lloj muri demokratik. I jep domethënie duke shpjeguar se sa keq është përdorur liria në këtë vend në 8 vjetët e fundit. Asnjë herë për progres por gjithmonë për pazare dhe akuza të pavërteta ndaj atyre që themeluan lindjen e demokracisë dhe ndezën motorët e lirisë për shqiptarët, motorë që ishin fikur që me pushtimin komunist në 1945.
Dhe kaq pak kërkon liria. Thjesht një ?Foltore? qytetare që u jep shpresë edhe pjesëmarrësve, por edhe shikuesve apo dëgjuesve të shumtë.
Nëse habia me e madhe e një përfaqësuesi të opozitës është bashkëpunimi me pushtetin, këtu nuk të zhgënjen as Basha dhe as grupi i tij në PD. Tashme jo vetëm që ia kanë shtruar Ramës qeverisjen e qetë, por po bëjnë ç?është e mundur që të shkatërrojnë atë fluks opozitarizmi që ka sjellë Foltorja. Dje njoftuan kongres vetëm një javë pas kongresit tashmë të vendosur nga firmat e delegatëve zyrtarë të PD. Se çfarë kongresi do të bëjnë më 18, një dreq e merr vesh, por që nuk do të jetë i PD dhe anëtarësisë së saj, këtë e di gjithkush.
Nuk më vjen aspak trishtë ta them se sa para janë në nivelin e demokracisë shqiptarët e Kosovës. Ata nuk nënshtrohen dhe nuk e shesin Lirinë. Këtë e tregoi fushata e fundit. Këtë e kanë treguar edhe fushatat e tjera politike zhvilluar në Kosovë.
E që të bëhemi të paktën si ata, të votojmë si ata, dhe të duam demokracinë si ata, ti japim pamje lirisë si ata, duhet të mbështesim ?Foltoren?. Këtë, edhe për arsyen se aty nuk je peng i askujt e nuk je i përdorur prej askujt. Pra shpëton edhe nga ata që ndërrojnë ide e llogore sa herë rritet pazari i radhës duke minuar demokracinë edhe brenda partisë por edhe demokracinë si koncept që hap rrugë pa mbyllur asnjë, e që lejon konkurrencën e pastër, jo vetëm politike.
Kështu besoj se Foltorja do ja dalë që të mos lejojë që Fjetorja të kthehet në një kapanon ku vdes opozita.
Nga Zef ZefiNarrativa e parë është “mitralimi armik” anti-op...
Nga Adriatik DociNuk ka dyshim se RTSH është një lubi korrup...
Nga Paulin MarkuReagim me keqardhje! Drejtuar z.Bardhi si se...
Ajo që ndodh prej vitesh me koncesionin e kontrollit bazë mj...
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë një ndërhyrje flagran...
Ish shefi i inteligjencës amerikane në administratën Trump, ...
Kjo është një fotografi e mesit të vitit 2019, shkëputur nga...
Nga Elona CaslliNën sloganin “ Shqipëri e pastër” kryeminist...
Nga Julian Deda(Zbrazëti në selinë e partisë. Dera e zyrës s...
Po Anila fiks ashtu, unë ndihem krenar nga etika jote e gaze...
Dy ditët e fundit, kreu i përkoshëm në detyrë i Partisë Demo...
Një nga problemet më të mëdha që po përballet shoqëria sot ë...
Ka një perceptim, por edhe me qindra fakte të një shoë publi...
Pak ditë më parë, një politikan i lartë i LDK në Prishtinë, ...
Nga Meri LIKA I nderuar kryetar i opozitës së vendit tim (që...
Ata që janë nën 30 vjeç nuk e dinë se kush është Sudja, Xhaf...
Lajmet dhe debatet që mbanin në titull Trekëndëshin shqiptar...
Nga Arian GaldiniKur isha i ri, mendoja shpesh sesi të arrij...
Miq, këto ditë Euronews Albania publikoi studimin e tij të o...
Në tetor të vitit 2022, një çift të moshaurish janë konfli...
“Stop” ishte në qytetin e Elbasanit, pasi Mikel Xhika në d...
Gërryerjet e paligjshme në lumin Shkumbin vazhdojnë të pa ...
Në 6 Maj 2022 “Stop” ishte në Kavajë ku trajtoi problemin ...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Një zjarr ka rënë rreth orës 17:55, në një pallat në r...
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pogradec, teksa një...
Ish-zyrtarja, Alda Klosi, ka përfunduar në spital. Si...
Vendi ynë do të përfshihet nga masat ajore të qëndrueshme ...
Rezervati natyror “Wicken Fen” në Angli, me një sipërfaqe ...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet ...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta do të dikto...
Azerbajxhani do të dërgojë një ekip kërkimi dhe shpëti...
Ekipet e shpëtimit nga Holanda dhe Rumania tashmë janë në ...
Një tërmet me magnitudë 7.8 ka goditur Turqinë në orët...
Mbi 500 viktima raportohensi pasojë e një tërmeti të fuqi...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Sot me 6 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.9 lekë...
Sot me 5 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburan...
E shtuna nuk ka sjellë asnjë ndryshim në këmbimin e monedh...