
Zbardhen emrat e ish-zyrtarëve të arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar një ditë më parë 10 ur...
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar një ditë më parë 10 ur...
Dy ditët e fundit, kreu i përkoshëm në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë dy lëvizje të tij duke shpallur zgjedhjet në FRPD dhe LDG. Duke krijuar dy grupe pune dhe duke theksuar se reagimet e ndodhura pas këtyre vendimeve të tij janë krejtësisht personale, për interesa të caktuara individësh, e të tjera si këto.
Në fakt Lulzim Basha ka bërë lëvizjet për të tërhequr vëmendjen nga ajo që po ndodh në PD.
Pra, nga Foltoret që të dielën u organizuan me Rininë, ku dhe kryesia e FRPD-së ishte përfshirë në mbështetje ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe LDG që po përpiqet dhe së afërmi do ketë një Foltore edhe me zonjat, po me ish-kryeministrin, të cilat kryesisht organizohen për të kërkuar largimin e Lulzim Bashës nga kryetar i Partisë Demokratike, si një humbës serial dhe njeri që ka tradhëtuar demokratët dhe personazh që është marrë peng nga kryeministri Rama.
Basha ka thënë reagimet kundër vendimeve të tij, janë vendime personale për interesa dhe se mandatet kanë mbaruar, po veprohet si më parë, e të tjera si këto. E kështu me radhë.
Në fakt Lulzim Basha po gënjen publikisht.
Së pari në lidhje me FRPD-në, është shpallur një garë në vitin 2014. Ka qënë një anëtar, një votë. Një mënyrë anti-statutor ka qënë dhe në atë kohë. Pasi statuti i PD-së nuk e njihjte një anëtar, një votë.
Duhej të thirrej Kuvendi, të ndryshonte statuti, pastaj të shpallej gara një anëtar, një votë.
Gjithësesi duke qënë se FRPD-ja nuk zhvillonte zgjedhje prej shumë vitesh u pranua nga të gjithë se një garë, një anëtar, një votë, do të sillte një ripërtëritje të FRPD-së. Dhe ashtu ndodhi. Pati një garë të ashpër, dikush u tërhoq, dikush shkoi deri në fund. Pati manipulime, ndërhyrje. Kujtojmë këtu ndërhyrjet e Salianjit, ndërhyrjet e kunatit të Lulit me kandidate Ori Nebiajn, e kështu me radhë.
Në fund fitoi Belind Këlliçi i cili mban detyrën, prej gati gjashtë vitesh, si kreu i FRPD-së.
Në 2017 Këlliçi nuk kandidohet si deputet. Lihet jashtë. Por, humbësit e garës, lihen në listë fituese, siç ishte rasti i Salianjit.
Më pas FRPD ngrihet, ka një strukturë të fortë, të organizuar, vepron në shumë nga qytetet e vendit, përfshihet fort në fushatë. Dhe tani së fundi, kuptohet pas katër vitesh, Këlliçit do i mbaronte mandati.
Pra, në vitin 2019, pas momentit të diegies së mandateve, FRPD duhej të hynte në garë.
Duke qënë se në atë kohë kishte një situatë konfliktuale me SHBA-në, pas djegies së mandateve, bojkotit të zgjedhjeve dhe një tension të vazhdueshëm të trupës elektorale të Partisë Demokratike, pa folur këtu për protestat dhe përplasjet e ashpra, në atë kohë, u ndalua dhe nuk u bë Kuvendi i FRPD-së, i cili do të çonte dhe në zgjedhjen e kryetarit, apo mbledhja e Këshillit Kombëtar për të shpallur garën për kryetarin e të tjera procedura statutore. Kjo nuk ndodhi sepse Basha nuk e lejoi në atë kohë.
Sepse në vjeshtë e 2019-ës, ai tha se “duhej shtyrë kjo sa të zgjidhej situata në konflikt me Qeverinë. FRPD nuk ishte në momentin për të hyrë në një garë brenda vetes, sepse situata ishte e tensionuar dhe qëllimi ishte për zgjedhjet lokale të vjeshtës, apo shtyrjen e tyre në pranverë. Bërjen e zgjedhjeve të parakohshme” apo të tjera gënjeshtra si këto që përdorte Luli.
Pra, ka qënë Lulzim Basha ai që ka ndaluar zgjedhjen e strukturave të FRPD-së, nga kryetari me një anëtar një votë, deri tek kryesitë lokale dhe kryetarët e tyre.
Në fakt më pas ndodhi tërmeti i 26 nëntorit. Dhe situata kuptohet nuk mund të ishte që pas asaj tragjedie, PD apo FRPD të merrej me organizim strukturash, pasi një pjesë e madhe e Shqipërisë ishte tronditur nga një tërmet që ishte një fatkeqësi natyrore, që la dhjetëra viktima, e me mijëra familje të pastrehë.
Vimë në pranverën e vitit 2020. Sapo afrohet pranvera e 2020-ës, dhe Këlliçi i kërkon Bashës organizimin e FRPD-së, zgjedhjet, fillon pandemia e Covid-19.
Basha dhe Këlliçi janë përballë faktit se nuk mund të mbledhin dot struktura nëpër ambiente të mbyllura, gjithçka shtyhet dhe vimë në pranverën e vitit 2021.
Në pranverën e këtij viti do të zhvilloheshin zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Dhe Basha me argumentin se mund të kishte përplasje, nuk duhej që FRPD të kishte zgjedhje. Por, të bashkoheshin të gjithë, të dilnin në fushatë dhe këtë ta bënin pas zgjedhjeve të 25 prillit si një situatë që mund të vinte si organizim pas ardhjes në pushtet, e të tjera pretendime të Lulit.
Pra, dy vite nga 2019 deri më sot, personi që nuk ka lejuar të zhvillohen zgjedhjet në FRPD është Lulzim Basha.
Nuk janë përgjegjës të rinjtë e FRPD-së, kryesia, kryetari, strukturat, kryetarët e degëve, të cilët në fakt të gjithë kanë shkuar, po t?i ndjekësh më vëmendje në çdo Foltore të Berishës, kudo ka qënë.
Në fakt, garën nuk mund ta shpallë kryetari I partisë.
Është normale që kreu i FRPD-së të konsultohet me kryetarin e partisë për të pasur një axhendë të përbashkët. Pasi FRPD është organizatë partnere dhe kryetari pa asnjë diskutim do të jetë në Kuvendin Kombëtar dhe në konstituimin e strukturave të Forumit, të mbajë fjalë para të rinjve, për programe. Ashtu siç ai ka premtuar se gjysmat e listave do të jenë të rinj, e të tjera gënjeshtra si këto, që Luli Basha nuk i realizoi kurrë.
Por, nuk mundet t?i shpallë se nuk i lejohet shpallja.
Dhe pikërisht sot në 2021, Partia Demokratike është në të njëjtën situatë, ndoshta edhe më keq se kurrë më parë. Sepse nëse 2019 Basha u justifikua me faktin e djegies së mandateve, me protestat, me zgjedhjet lokale, me tërmetin apo më pas me pandeminë, çfarë ndodh?
Sot PD është në konflikt. Trupa elektorale është kundër kryetarit. Shumica e demokratëve janë me ish-kryeministrin Berisha dhe kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës. Dhe Lulzim Basha kërkon të futë FRPD-në në garë.
Ashtu si PD-ja ka debat të brendshëm, edhe FRPD-ja ka debat të brendshëm. Por, vetëm në një formë dhe në një drejtim.
FRPD kërkon dorëheqjen e kryetarit të partisë. Sepse strukturat e Forumit Rinor janë me ish-kryeministrin Berisha në çdo qytet të vendit. Shumica e tyre absolute është në mbështetje të ish-kryeministrit Berisha. Në Korçë, në Fier, në Elbasan, në Shkodër, në Lezhë, në Kukës, në Dibër, në Gjirokastër, e kudo tjetër.
Shumica e trupës elektorale të Partisë Demokratike, shumica e të rinjve të FRPD janë kundër Lulzim Bashës. Dhe ky i fut në garë.
Një garë, përse në këtë moment?
A nuk do të ishte politikë më e vlefshme që rinia të mos përfshihej në këtë debat? Në këtë përplasje që Luli kërkon të fusë këdo brenda. Të mbaronte debati, të zhvillohej Kuvendi, të zgjidhej kjo situatë politike brenda Partisë Demokratike, dhe më pas të rinjtë të vazhdonin punën e tyre jashtë këtyre konflikteve, të të rriturve.
Por, nuk ndodhi kështu. Basha do t?i përfshijë edhe ata sepse është ai përgjegjësi.
Kërkon të marrë Forumin Rinor, dhe ta përdorë për interesat e tij.
Kuptohet do të vërë kryetare një vajzë. ?Orin e Gysit?, sikurse e thonë në korridoret e PD-së, dhe me të të zgjidhë problematikat me të rinjtë, për të mbajtur FRPD-në nën kontroll.
Në fakt ka gjetur një mënyrë të gabuar. Foltorja e të rinjve me mbi 1 mijë pjesëmarrës tek Akademia e Arteve në kryeqytet sot ia dha përgjigjen.
Një problem është edhe LDG, e cila sikurse u tha nga Lulzim Basha menjëherë pas FRPD-së, për ta përdorur si veprim se po zgjidhte çështjet e organizatave partnere. Në momentin që PD-ja po ?digjej?, Luli po ?ndizte cigare?. Këtë herë u justifikua me Lidhjen Demokratike të Gruas.
Nxori dhe një zonjë, të ardhur në parti nga hiçi, Oriola Pampurin, e cila është thjeshtë një produkt i Lulzim Bashës. Marrë nga rruga dhe futur në listat e 2017-ës, dhe tani po bën mandatin e dytë si deputete.
Një produkt i strukturave të Henri Çilit dhe Sorosit, që del në lojën e PD, për të kapur drejtimin e Lidhjes Demokratike të Gruas.
Prej tetë vitesh nuk zhvillon zgjedhje, Lidhja Demokratike e Gruas.
Por, kush e ka fajin? E ka Albana Vokshi, apo Lulzim Basha, që nuk e ka lejuar me argumentin se ?gratë aty janë, nuk ka nevojë, nuk ka problem, strukturat i kemi në degë, zonjat janë me ne, në sondazhe ne dalim më mirë?, e të tjera si këto.
Edhe për LDG-në vlen e njëjta gjë, se në dy vitet e fundit ka qënë e pamundur të bëhen zgjedhje. Kjo për shkak të asaj që ndodhi nga shkurti i 2019-ës, deri në nëntor të 2021-shit që janë gati dy vite e gjysëm që për shkak të djegies së mandateve, zgjedhjeve lokale, tërmetit, pandemisë etj, LDG e ka pasur të pamundur të zhvillojë zgjedhje.
Në fakt është kompetencë e kësaj strukture partnere e Partisë Demokratike, për të vendosur se kur do bëjë garën dhe për të ecur përpara. Por, ai që e ka penguar garën e ka emrin Lulzim Basha.
Zonja Vokshi mësohet se disa herë i ka kërkuar Bashës që të bëhen zgjedhjet në LDG. Dhe pak kohë më parë, rreth dy vite më parë ka filluar një riorganizim I kësaj strukture. Pra, zgjedhjet në degë, ku janë zgjedhur kryetarët dhe kryesitë e degëve.
Ajo që ka ngelur është thirrja e një Kuvendi për të hapur garën për zgjedhjen e kryetarit të LDG-së.
Por, mesa duket Lulzim Basha e ka vonuar dhe nuk ka dashur që kjo të bëhet, sepse ka pasur problem gjithmonë pjesën e organizatave partnere dhe njerëzve legjitim me votë brenda strukturave të PD-së.
Ai ka dashur që të ketë nën kontroll ata që i pëlqejnë, që i servilosen dhe jo ata që zgjedhin organizatat partnere.
Në finale, sot kemi LDG-në, e cila është në konflikt të hapur me Lulzim Bashën, që i ka kërkuar kryetarit të partisë të tërhiqet nga vendimet. Ka pasur shumë reagime.
Nuk mund të bëhet zgjedhja e LDG-së, një anëtar një votë, sepse nuk e njeh statuti I kësaj organizate. Dhe pa asnjë diskutim duhet të mblidhet Kuvendi I LDG-së, të ndryshojë statuti dhe pastaj të shpallet gara një anëtar një votë.
Nuk mund të shpallë garë një anëtar një votë Lulzim Basha për një organizatë partnere të partisë sepse kështu I pëlqen atij. Me idenë se mund të mbledhë 50 gra në Korçë, apo 100 në Dibër, 200 në Tiranë dhe të thotë se ja ku janë gratë, gratë janë me mua. Kështu edhe rinia. Këta janë me mua, unë jam e ardhmja, ata janë e shkuara.
Të tilla skema me LDG dhe FRPD duket se qartazi nuk do të funksionojnë.
Ajo që është e vërteta e gjithë kësaj historie është se Lulzim Basha ka shpallur një garë për interesat e tij.
Përtej çdo gjykimi, inati apo konflikti brenda PD-së, kjo është e vërtetë.
Është Lulzim Basha i cili ka penguar FRPD-në që të bëjë zgjedhje me argumentat që thamë më sipër. Dhe kështu ka ndodhur edhe me LDG-në.
Do të ishte më e qënësishme dhe shumë qytetare dhe politike që pas debateve të brendshme në PD dhe organizatave partnere, ashtu siç po ndodh me organizimin e partisë, të përfshiheshin dhe ato në zgjedhje. Por, jo në këtë moment debati dhe përplasjesh të ashpra, kur kryetari i PD-së, Lulzim Basha nuk del dot nga zyra dhe të shkojë të takojë një demokrat dhe të tentojë të ngrejë grupe pune fantazëm sepse shikon në ëndërrat e tij që mund të qëndrojë ende kryetar partie.
Është e pamundur që Luli ta zgjidhë këtë pjesë, duke keqpërdorur organizatat partnere. Përgjigjen e mori nga të rinjtë, do ta marrë dhe nga gratë. Grupet e tij të punës do të jenë thjeshtë dhe vetëm disa emra në disa copa letre që tashmë nuk kanë asnjë vlerë statutore në Partinë Demokratike dhe për organizatat partnere, edhe për një arsye më tepër. Sepse edhe vetë Sekretari i Përgjithshëm, zoti Gazment Bardhi është një person i paligjshëm në atë detyrë, pasi është zgjedhur në shkelje të statutit të PD-së./CNA.al
Një nga problemet më të mëdha që po përballet shoqëria sot ë...
Ka një perceptim, por edhe me qindra fakte të një shoë publi...
Pak ditë më parë, një politikan i lartë i LDK në Prishtinë, ...
Nga Meri LIKA I nderuar kryetar i opozitës së vendit tim (që...
Ata që janë nën 30 vjeç nuk e dinë se kush është Sudja, Xhaf...
Lajmet dhe debatet që mbanin në titull Trekëndëshin shqiptar...
Nga Arian GaldiniKur isha i ri, mendoja shpesh sesi të arrij...
Miq, këto ditë Euronews Albania publikoi studimin e tij të o...
*Masa e pamatë e popullit të Tiranës që thërriste mes të tje...
Nga Elton QynoNjë lajm i nxjerë këto ditë në media, solli sh...
Nga Florian NuriZakonisht, kur bëhet një pyetje si kjo e mës...
Ish-koordinatori, drejtuesi dhe themeluesi i “Bindjes Demokr...
Nga Kastriot FRASHËRI Barack Obama ka shkruar një lib...
Doktor Berisha ja doli edhe njëherë të drithërojë naivët: gj...
Aeroporti i Prishtines keto kohet e fundit ka qene ne shitje...
Me qëndrimin në Këshillin e Legjislacionit deputetët e opozi...
Nga Mentor KikiaNë Glasgow, Britania e Madhe, po zhvillohet ...
Nga Luan Rama Zoran Zaev i ka humbur zgjedhjet vendore në Ma...
Nga Edison YpiKandidatura ime e parë për Kryetar të Partisë ...
“Stop” hedh dritë mbi një ngjarje makabre në Durrës, me vi...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë një rast shumë të rë...
Avokati Saimir Vishaj ka bërë një deklaratë të fortë, ...
Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Vangjush Dako, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit është v...
SPAK ka lëshuar disa urdhër-arreste për ish-zyrtarë të bas...
Policia e Shtetit ka arrestuar një 37-vjeçar në Tiranë...
Zbardhen dhe dokumentohen 7 vjedhje të ndryshme të kryera ...
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lag...
Një studim i INSTAT zbulon se pjesa më e madhe e lumenjve ...
Teologu Miron Çako ka zbuluar se ka sekte apo persona feta...
Territori shqiptar vijon në ndikimin e motit të kthjellët ...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esco...
Shkatërrimi i digës në Nova Kakhovka, në rajonin Kherson t...
Dy persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga ...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili sap...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Sot, më 7 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 99....
Sot, më 6 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1 l...
Sipas të dhënave të publikuara këtë të hënë, eksportet në ...
Edhe pas emërimit të Mehmet Simsek si ministër Financash, ...