Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Nga Elton Qyno
Një lajm i nxjerë këto ditë në media, solli shkëndijën, duke i vënë flakën rrjetit, se një hetim intesiv ishte nisur nga prokuroria e posaçme SPAK, kundër pronarëve të Call-Centerave.
Ky hetim duket, se ka vënë përpara rreth 15 subjekte, biznesi që operojnë në Tiranë në fushën e tele-marketingut, dhe nuk është hetim i nisur këto dy-tre ditë.
Hetimi ka nisur këtu e 4 vite më parë dhe as SPAK-u as prokuroria e Tiranës, nuk kanë mundur ti çajnë dot. Dosjet e ardhura nga Gjermania, Holanda, Belgjika, Zvicra e disa vende të tjera në Afrikë, kanë qënë në kuadër të verifikimit, pra të procedurës së ekzekutimit të një letërporosie, që kishin dërguar këto shtete në Shqipëri.
Kjo pasi qytetarët e tyre ishin mashtruar me shuma të mëdha financiare dhe aq më tepër që një raport i Drejtorisë së Pastrimit të Parave, evidentonte hyrjen e shifrave të mëdha fiannciare në llogaritë e këtyre kompanive të telekomunikacionit.
Sipas Drejtorisë së Pastrimit të Parave, transaksione me shifra të mëdha parash, kishin mbëritur nga disa vende të Afrikës dhe Evropës, në bankat e nivelit të dytë në Tiranë.
Hetimi në fillim ka nisur për pastrim të produkteve të veprës penale, pasi dyshohej se ishte bërë një mashtrim i madh, dhe ndaj këtu e 4 vite më parë dosja i kaloi Krimeve të Rënda në atë kohë.
Krimet e Rënda u shkrinë dhe dosja mbeti tek SPAK-u. Në SPAK, këtë çështje e ka një prokuror. Ky prokurori e di mirë kush janë pronarët e Call-Centerave, lidhjet e tyre me politikën, presidencën dhe biznesin e Tiranës.
Dy nga këto Call-Centera, që janë pjesë e verifikimit ushtrojnë aktivitet në dy kullat pranë Stadiumit ?Air Albania?. Aty kanë qënë dhe aty do vazhdojnë të mbeten, duke punuar qetësisht dhe butësisht.
Dy të tjera janë shumë pranë godinës së xhamtë të SPAK-ut, as 100 metra larg kësaj godinës. Katër vjet dosja në duart e prokurorit, katër vjet ushtrim biznesi i rehatshëm dhe fitimprurës.
Një tjetër Call Centër, që është pjesë e verifikimit katër vjeçar të prokurorisë, lidhet dhe me një emër të njohur në biznesin e inceneratorëve në Shqipëri, që ka depërtuar dhe në fushën e Telekomunikimeve.
Janë dhe të tjerë jo pak të rëndësishëm.
E të gjithë këta mbajnë njëri-tjetrin. E të gjithë këta nëse bashkojnë buxhetin financiar, jo që na e blejnë prokurorin, por na e blejnë SPAK-un me gjithë godinë, e truall bashkë.
E nëse SPAK-u, këtë herë vërtet e ka seriozisht, se po kryen një hetim të madh, ne s?na ngelet gjë tjetër veçse të rimë dhe të shohim nga oxhaku i SPAK-ut, nëse për këtë çështje do dali tym i bardhë apo jo.
Por fakti që drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja, ditën që doli ne media lajmë për hetimin e Call-Centerave, telefonoi gazetarët një e nga një duke i thënë se lajmi ishte i pavërtetë, tregon qartë se edhe këtë herë SPAK-u, nuk e ka seriozisht për të çuar deri në fund këtë çështje.
Ndaj që kjo dosje me 15 subjekte ?Call-Centera? në verifikim, kur ka qëndruar nja 4 vjet në dorë të prokurorëve dhe oficerevë, nuk besoj se përbën shqetësim se po vijon të qëndrojë dhe nja 4 vjet të tjera në dyshemenë e një zyre të SPAK-ut./CNA.al
Nga Florian NuriZakonisht, kur bëhet një pyetje si kjo e mës...
Ish-koordinatori, drejtuesi dhe themeluesi i “Bindjes Demokr...
Nga Kastriot FRASHËRI Barack Obama ka shkruar një lib...
Doktor Berisha ja doli edhe njëherë të drithërojë naivët: gj...
Aeroporti i Prishtines keto kohet e fundit ka qene ne shitje...
Me qëndrimin në Këshillin e Legjislacionit deputetët e opozi...
Nga Mentor KikiaNë Glasgow, Britania e Madhe, po zhvillohet ...
Nga Luan Rama Zoran Zaev i ka humbur zgjedhjet vendore në Ma...
Nga Edison YpiKandidatura ime e parë për Kryetar të Partisë ...
Nga Bledi Mane* Plaka më tha në telefon të flakja plehërat s...
Nga Miron ÇakoShumë persona më pyesin: “A e ke bërë vaksinën...
Nuk e di se sa foltore u bënë, por koha vertetoi se Berisha ...
Nga Elton QynoA ju kujtohet një farë, Abedin Oruçi, që në ja...
Nga Mero BazeLulzim Basha ka bërë sot një akt të fortë polit...
Prej kohësh, Partia Demokratike ndodhet në krizë shumëplanës...
Ia mbërritëm më në fund edhe kësaj dite, që Lulzim Basha të ...
Nga Mentor KikiaLetrat janë hapur. Për këdo që mund kishte n...
Po ti, a je anëtar i ndonjë karteli? apo je mali që s’bzan?M...
Sot shqiptarët mësuan se Luli dhe të tijët kafshojnë, ata pa...
Nga Shpend TopollajKam disa pyetje, Zonja e nderuar Yuri Kim...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...