Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Mero Baze
Lulzim Basha ka bërë sot një akt të fortë politik, i ngjashëm edhe pse jo i njëjtë për efektin brenda partisë, me atë që bëri javën e parë të shtatorit kundër Sali Berishës. Ai ka distancuar sot Partinë Demokratike nga Ilir Meta. Ky është një vendim i rëndësishëm politik, i cili i jep më në fund PD, një rol politik, lidhur me distancimin ndaj vijës antiamerikane në Shqipëri.
Distancimi nga Ilir Meta i jep dhe më shumë kuptim distancimit nga Sali Berisha, pasi jo vetëm zgjeron boshtin e mbështetjes së PD ndaj SHBA dhe orientimit perëndimor të saj, por i jep fund dhe qorrsokakut politik ku Berisha e Meta po kërkojnë të fusin opozitën drejt një partie ?sovraniste?, antiperëndimore, që të përdoret për interesat e tyre personale.
Ilir Meta prej gati dy vitesh dhe Sali Berisha prej prillit të këtij viti, po përpiqen të devijojnë boshtin politik të PD dhe të spostojnë orientimin perëndimor të saj duke e zëvendësuar me?sovranizimin? dhe mos ndërhyrje në punët e Shqipërisë të SHBA apo Bashkimit Evropian edhe pse PD e ka në preambulën e statutit të saj, orientimin euroatlantik të Shqipërisë.
Përfshirja dhe e Ilir Metës në listën e figurave politike ndaj të cilave distancohet Basha në emër të PD, në të vërtetë është fillimi i një ndarje historike të PD nga qorrsokaku ku po tentojnë ta fusin Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Beteja e PD me Berishën dhe Metën nuk është betejë statuti, apo rregullash të brendshme, siç po tenton Berisha të spekulojë, por është betejë për orientimin e ardhshëm të tyre si parti properëndimore apo parti izolacioniste.
Këto janë dy parti shumë të ndryshme dhe janë prezente kudo ne Lindje si parti minore. Ajo që bën Berisha dhe Meta nuk janë të paligjshme për pluralizmin në Shqipëri, por janë të paligjshme dhe të rrezikshme për të ardhmen e PD, kur bëhen ne emër të saj.
Sali Berisha që ankohet se Lulzim Basha nuk respekton procedurat administrative brenda PD, apo gjen shembuj qesharakë individësh ?të persekutuar? nga Basha për shkelje statuti, në fakt po flet foltore më foltore për një statut të ri të një partie, për orientim antiperëndimor të partisë dhe një ideologji te re politike. Nuk është ajo e PD. Ai po flet si kryetar i një partie të re,.
Akti i sotëm i Lulzim Bashës i heq PD dilemat nëse do të transformohet në një parti të Sali Berishës dhe Ilir Metës apo të vazhdojë rrugën për të cilën është themeluar, si partia e parë properëndimore në Shqipëri.
Përjashtimi i Ilir Metës nga aleanca me PD, edhe pse nuk është dramatik, siç ishte përjashtimi i Sali Berishës, edhe pse u shoqërua me më shumë të qeshura se të qara, është po aq i rëndësishëm sa ai, pasi zgjeron shtratin e një vendimi të marrë jo për interesa personale, siç është vendimi ndaj Sali Berishës, por për interesin themelor të PD dhe të ardhmen e saj në historinë e këtij vendi. Dhe për ta kuptuar këtë, shikoni se si të gjithë merren me ?Trekëndëshin e Bermundës? meqë ka shtuar dhe Ramën, dhe jo me faktin që ka përjashtuar Ilir Metën nga bashkëpunimi me PD.
Unë në fakt kisha shkruar muaj më parë, po me humor, se Basha do të distancohej nga pesëkëndëshi, Rama-Berisha-Meta-Doshi-Rakipi. Por nga të pestë këta, katër mund të qeshin, por Ilir Metës nuk i duket për të të qeshur.
Prej kohësh, Partia Demokratike ndodhet në krizë shumëplanës...
Ia mbërritëm më në fund edhe kësaj dite, që Lulzim Basha të ...
Nga Mentor KikiaLetrat janë hapur. Për këdo që mund kishte n...
Po ti, a je anëtar i ndonjë karteli? apo je mali që s’bzan?M...
Sot shqiptarët mësuan se Luli dhe të tijët kafshojnë, ata pa...
Nga Shpend TopollajKam disa pyetje, Zonja e nderuar Yuri Kim...
Nga Armand Maho Revolta është e drejtë. Lulzim Basha s’mund ...
Kryeministri Rama e vuri në pozitë të vështirë kryetarin e b...
Nga Andi BushatiEdi Rama ka marë rolin e flamurtarit të prom...
Nga Ndriçim KullaKuvendi i PD duhet të mblidhet pa tjetër ,...
Neokomunisti Lulzim, ka të drejtën e tij të ketë ato pikpamj...
E keni parë heshtjen e ambasadores amerikane Yuri Kim për Ve...
Perceptimi në politikë shpesh mjafton si provë e vetme. Po a...
Nuk e di se cili është karburanti, apo pika e karburantit që...
Nga Prof. Dr. Bernard ZOTAJNë udhëtimin tonë të përditshëm n...
Nga Mentor KikiaLajmi për vdekjen e Aaranit Çelës, prokurori...
Nga Ndriçim KullaProblemi më i madh i PD-së sot është se në ...
Lulzim Basha vazhdon të këmbëngulë me kokfortësi se regjimi ...
Nga Julian Bala” Plandemistëve: Qentë tuaj i mbani të përmje...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...