LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Andi Bushati/ Rama si pazarxhiu i “Open Balkan”

25 Tetor 2021, 15:43, Opinione CNA
Nga Andi Bushati/ Rama si pazarxhiu i “Open Balkan”

Nga Andi Bushati

Edi Rama ka marë rolin e flamurtarit të promovimit të ?Ballkanit të hapur? përballë skepticizmit të fortë të BE-së. Në një shkrim për Politico.eu ai ka mbrojtur pak a shumë të njëjtat teza që ua tha në sy edhe liderve europianë në samitin e Bërdos, në fillim të këtij muaji.

Duke qenë i bindur se e ftet më mirë gjuhën e europianëve se sa nismëtari i këtij projekti, Aleksandar Vuçiç dhe i vetësigurtë, se i jep idesë më shumë ngjyrime sesa i zakonshmi deri në monotoni, Zoran Zaev, kryeministri shqiptar, ka nisur ofensivën.

Thelbi i saj është i thjeshtë: Ti vërë në duke me ?guxim? BE-së gjithë mosfunksionimin, mos koherencën dhe paaftësinë e mbajtjes së premtimeve, për ti kërkuar pastaj një pazar: na mbështesni për ?Ballkanin e hapur?.

Edhe në shkrimin e tanishëm edhe në samitin e Sllovenisë ai e ka luajtur në mënyrë perfekte këtë rol. Ai ka vënë në dukje absurditetin e moshapjes në negociatave me Maqedoninë e Veriut, një shtet që për të arritur këtë u tregua i gatshëm të ndryshojë edhe emrin, ai ka shigjetuar cinizmin e mbajtjes së burgosur pa viza të kosovarëve, ai ka nxjerrë në pah mungesën e koherencës mes Komisionit në Bruksel, që jep  rekomandime pozitive dhe shteteve antare që na rrefuzojnë parreshtur.

Por duke i bërë Europës procesin e idealizmit të saj dhe duke i kujtuar se ajo ?po humbet fytyrën përpara ballkanasve? Rama nuk harron të tregojë asnjë herë edhe monedhën e shkëmbimit me tezën e tij tashmë të famshme: ?Nëse Ballkani Perëndimor nuk mund të shkojë në BE, ajo së paku mund të vijë këtu?.

Dhe një nga rrugët e këtij pazari është që Unioni të mbështesë ?Ballkanin e hapur?. Edi Rama e kërkoi këtë po aq hapur në Samitin e Sllovenisë sa edhe tani së fundi në shkrimin për ?Politico?.

Por, pavarësisht sa i drejtë, parimor apo në interes të shqiptarëve është ky qëndrim i kryeministrit, ai ka një problem të madh moral. Sepse ai vjen pikërisht në kohën, kur me këmbëngulje dhe qartësi, BE tregoi se nuk është pro kësaj nisme. Fillimisht kancelarja Anxhela Merkel, e pyetur në Tiranë shprehimisht për të, theksoi se asgjë nuk mund të mbivendoset mbi procesin e Berlinit.

Disa ditë pas saj edhe presidentja e BE, Ursula Van der Lynden, në krah të Edi Ramës theksoi se komisioni mbështet vetëm projekte gjithë përfshirëse, me gjashtë vendet brenda (ndërkohë që Kosova Bosnja dhe mali i Zi e kanë refuzuar deri më tani pjesmarrjen).

Po ku është problemi këtu?

Për të kuptuar atë duhet të kthehemi në gjenezë të këtij projekti, atëherë kur Vuçiç, Rama dhe Zaev e pagëzuan në Nish si mini- shengen krijesën e tyre që sot ka ndërruar emër. Të gjithë kujtohen se atëherë u bë një zhurmë e madhe pasi e gjithë opozita, zëra kritikë në opinion dhe e tërë klasa politike kosovare e dënuan planin e krijimit të një Jugosllavie të re.

Atëherë Rama dhe mbështetësit e tij publikë përdorën të vetmin argument që kishin në dorë: ?ky projekt ka mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së?.Mashtrimi edhe nëherë e pati jetën e shkurtër. Vetë fakti se Rama po i kërkon vendeve të Unionit që si shkëmbim për ndërprerjen e rrugës së integrimit, të mbështesin nismën e tij dhe Vuçiçit e tregon këtë.

Dhe këtu del qartë në pah roli i tij prej pazarxhiu. Sepse në fillim i këkrkoi shqiptarëve të pranonin ?Ballkanin e hapur?, pasi atë e mbështeste BE-ja, ndërsa tani i kërkon BE të ndezë dritën jeshile për ?Open Balkan?, nga që është duke humbur fytyrën në rajon.

Mjafton të lexohen me vëmendje këto pirueta për të kuptuar se kryeministri Shqiptar po bëhet flamurmbajtësi i një ideje që përpos tij dhe presidentit serb, nuk e duan as në vendin që përfaqëson, as në kontinentin e vjetër.

Lajmet e fundit nga