
Berisha ironizon kandidatët e Ramës për “14 Majin”/ "U emëruan me dajak, e me hekura në duar"
Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha ka ironizuar kand...
Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha ka ironizuar kand...
Kur Sali Berisha akuzoi tre vjet më parë Artur Meçollarin si spiun të shërbimeve të huaja, socialistët u përgjigjën menjëherë. Ish ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka shkoi me urgjencë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku deklaroi se arsyeja e vërtetë e sulmeve të opozitës ndaj kapiten Meçollarit ishte një tjetër.
?Në vitin 2012, Meçollari u largua padrejtësisht nga Forcat e Armatosura, sepse nuk pranoi të firmoste heqjen e disa bazave detare nga Plani i Përhapjes. Nuk pranoi t’ua jepte ato miqve të doktorit dhe familjarëve të vet me Damir Fazlliç,? deklaroi Xhaçka.
Në vitin 2012 qeveria e Sali Berishës u përfol se tentoi të privatizonte 7.5 hektarë tokë në bazën e Kepit të Palit për llogari të biznesmenit kontrovers Damir Fazlliç. Vetë qeveria e atëhershme nuk i pranoi asnjëherë akuzat, por shkarkimi më pas i të gjithë zinxhirit komandues të Marinës nga Arben Imami ngriti shumë dyshime. Gjithsesi privatizimi i bazës së Bisht Pallës nuk u realizua asnjëherë. Madje deri në vitin 2015, Shqipëria nuk tjetërsoi asnjë metër katrorë të Forcës Detare. Por ajo që ka ndodhur më pas, është një batërdi e paprecedentë dhe një aferë e mirëfilltë kamikazësh.
Ndërsa akuzonte qeverinë paraardhëse për korrupsion të mbetur ne tentativë me Bazën e Kepit të Palit, Olta Xhaçka ishte duke dirigjuar operacionin më të madh në historinë e shtetit shqiptar për tjetërsimin e pronave të Ushtrisë. Sipas një raporti konfidencial të Marinës, në periudhën 2016-2020 kanë dalë nga Plani i Përhapjes dhe janë tjetërsuar tek privatët mbi 137 hektarë vetëm prona të Forcës Detare, që fillojnë nga grykëderdhja e Lumit Buna deri në Gjirin e Ftelias në kufirin jugor me Greqinë. Në këtë sipërfaqe nuk përfshihen pronat e privatizuara të Forcës Tokësore, asaj Ajrore dhe Policisë Ushtarake në Sauk. Me pak fjalë një aferë, bomba e së cilës shpërtheu verën e vitit të kaluar.
Në 1 korrik të vitit 2020, qeveria miratoi një vendim për të dhënë me qira 20 vjet Bazën e Sarandës kundrejt tarifës simbolike 1 euro për të ndërtuar aty një port jahtesh dhe resort vilash. Por vendimi hasi në kundërshtimin e fortë të një grupi ushtarakësh, përfshirë Artur Mecollarin. Siç u zbulua më vonë, Ministria e Mbrojtjes kishte falsifikuar relacionin e ushtarakëve dhe madje e kishte nxjerrë bazën nga Plani i Përhapjes në mënyrë të paligjshme duke anashkaluar Presidentin e Republikës. Për këtë ccështje tashmë ka nisur një hetim penal, ndërkohë që kontrata është bllokuar për shkak se një grup ushtarakësh nuk pranojnë të firmosin letrat e dorëzimit të bazës nga ushtria tek kompanitë private.
Tjetërsimi i pronave të ushtrisë në 5 vitet e fundit është një aferë me përmasa shokuese. Vetëm vlera e pronave detare të falura tek privatët llogaritet në mbi 200 milionë euro. Por kjo nuk është thjesht një çështje vjedhje, siç ndodh rëndom me asetet dhe pronat publike. Në këtë rast, babëzia ka cënuar seriozisht kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë. Me pak fjalë është privatizuar funksioni i vetëm, që nuk mund të privatizohet; mbrojtja kombëtare. Ndaj kjo nuk është një aferë si gjithë të tjerat.
Eksperienca ndërkombëtare ka treguar se kur korrupsioni hyn në ushtri, ai ha kokat më të larta të shtetit. Kroacia dhe Greqia janë vetëm disa prej shembujve. Në Shqipëri nuk ka për të ndodhur ndryshe. Pavarësisht heshtjes së dyshimtë dhe fajësuese të opozitës dhe Presidentit, e sigurtë është se kjo çështje nuk mbyllet dot pa ndëshkim. Dilema e vetme është se në sa koka do të bjerë çekani i drejtësisë. Do të ndalet vetëm në Ministrinë e Mbrotjes apo do të rrëzojë edhe zyrtarë të institucioneve të tjera?
Shumëkujt, por cinefilëve jam i sigurt që po, titulli më lar...
Një nga ambasadorët emblematikë të SHBA-së në Tiranë, Alexan...
Të nderuar miqtë e mi kudo që kam punuar e shërbyer, të fëmi...
Nga Bujar NishaniTë nderuar miq, a mund të na thotë ndokush ...
Nga Mirela Cela Jorgo Jeta është e çuditshme. Të dhuron kujt...
Edhe këtë radhë z. Basha nuk guxoi që t’i paraprijë proces...
Sali Berisha po përpiqet t’u lexojë demokratëve që marrin pj...
Nga Gjergji Koja*Prej 16 shtatorit kur ish-Kryeministri Sali...
Televizioni publik nuk ka shumë miq, aq më tepër në Shqipëri...
Unë iu drejtova demokratëve shqiptarë se si paraqitet, si or...
Lulzim Basha ka zgjedhur arenën e vet për të zhvilluar betej...
Dy elementet bazë të opozitarizmit berishist janë denoncimi ...
Puna e ujit njëzetë e katër orë, nuk është zgjidhur akoma. I...
Ta themi troç: Lufta e Amerikës ndaj Berishës, nuk përkthehe...
Nga Luan RamaNuk ka një rast e as një shembull tjetër ku emr...
Nga Niko PeleshiKriza energjetike që ka filluar të prekë eko...
Nga Luan BaçiUne…? Ju…..? Ai……? Kush….?Partia Demokratike ës...
Ndonëse qeveria po përpiqet ta justifikojë rrënimin financia...
Nga Dr. Alban HaxhiSi një shtetas shqiptar, si një mjek i pë...
Është interesant rezultati që del nga konsultimi i statutit ...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të Partisë Demokratike...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, ...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, I...
Dy punonjës të Ministrisë së Financave kanë rindërtuar sht...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të ...
Një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi i shpërtheu lënda plasë...
Më datë 26.03.2023, në rrugën "Ndre Mjeda", në një gar...
Një 49-vjeçar ka tentuar që të korruptojë efektivët e ...
Rreth javës që presim përpara moti mbi vendin tonë bënë nj...
Ashtu si dita e djeshme, edhe sot moti parashikohet me vra...
Në Shqipëri, denoncimi i dhunës ndaj grave dhe vajzave po ...
Në Shqipëri, zhvillimi me shpejtësi vitet e fundit i sekto...
Të paktën 29 migrantë kanë vdekur pasi dy anije të vogla u...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy thotë se disfata e...
Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se nuk ka indika...
Rusia dhe Kina nuk po krijojnë një aleancë ushtarake dhe n...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 26 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 lekë...
Sot më 25 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 ...
Sipas të dhënave nga Banka Botërore, emigrantët e viti...
Sot më 24 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...