Vetëm kur të dimë më shumë, do të kemi më shumë
Nga Niko PeleshiKriza energjetike që ka filluar të prekë eko...
Nga Luan Rama
Nuk ka një rast e as një shembull tjetër ku emri i shkrimtarit të na sjellë të përmbledhur në një, madhështinë e epërme e po aq të fisme e tokësore të njeriut, të jetës dhe të veprës së tij, sa në rastin e Dritëroit.
Ai ishte dhe është ndër ne i përveçuar prej emrit, pikërisht prej kësaj përmase të pazakontë.
Njësoj si Naim Frashëri që në vetëdijen shqiptare është përveçuar e përjetësuar si Naimi ynë, aq sa boll të thuash Naimi e menjëherë në mendje të vjen vetëm ?Naim beu i tokës time? siç e quan atë Dritëroi, edhe Dritëro Agolli është bërë e ka mbetur përjetësisht Dritëroi ynë.
Në çdo ditë të jetës e në çdo gjurmë të veprës, në çdo fjalë e në çdo gërmë të saj, është Dritëroi.
E gjithkund ku është Dritëroi, ka shumë zemër, ka shumë mirësi.
Dritëroi njihte me emër njerëz nga e gjithë Shqipëria, nga të gjitha viset e saj, nga çdo trevë, nga çdo krahinë.
Nuk lodhej kurrë së takuari njerëz, nuk mërzitej me ta.
Ata e gjallëronin, e gëzonin, e frymëzonin, por edhe e trishtonin kur flisnin për hallet e tyre, e vinin në mendime.
I ndjente dhe i respektonte me shpirt.
Mund ta them me bindje që asnjë shkrimtar tjetër në Shqipëri nuk mund të ketë takuar e njohur aq shumë njerëz sa Dritëroi e t?i ketë bërë ata pjesë të veprës së vet sa ai.
Në marrëdhëniet me njerëzit shfaqej përmasa e ndjeshmërisë së tij; e ndjeshmërisë, e dashurisë, e vëmendjes, e respektit, e mirënjohjes dhe e mirësisë së një shpirti që nuk mund të ishte tjetër, por shpirti prej apostulli i Dritëroit.
Sido që të shkruhet, nga kushdo që do të shkruhet, historia e letërsisë shqipe, do t?i ruajë Dritëro Agollit kryet e vendit.
Përmes librave të tij, brezat e sotëm dhe breza të tjerë, të rinj, që u mungon çdo përfytyrim për jetën në shoqërinë e dikurshme, do të rinjohin të shkuarën e prindërve të tyre.
Ndaj shqiptarët nuk do ta harrojnë e gjithmonë do ta kujtojnë e nderojnë Dritëronë, sepse disa breza një pas një për më shumë se një gjysmë shekulli e mësuan bukurinë e gjuhës shqipe përmes poezive, tregimeve dhe romaneve, dramave dhe filmave, reportazheve dhe artikujve, fjalimeve të njërës kohë dhe të tjetrës.
E në ardhtë një ditë që gjysmëshekulli letërsi të gjykohen prej pranisë së njeriut, Dritëroi mund t?ia shpëtojë nderin asaj!
Shqiptarët nuk do ta harrojnë dhe do ta nderojnë përjetë Dritëronë, sepse në veprën e tij ka aq shumë Shqipëri e shqiptari sa nuk mund të krahasohet thuajse askush tjetër me të!
Dritërofsh përjetë Dritëroi ynë!/CNA.al
Nga Niko PeleshiKriza energjetike që ka filluar të prekë eko...
Nga Luan BaçiUne…? Ju…..? Ai……? Kush….?Partia Demokratike ës...
Ndonëse qeveria po përpiqet ta justifikojë rrënimin financia...
Nga Dr. Alban HaxhiSi një shtetas shqiptar, si një mjek i pë...
Është interesant rezultati që del nga konsultimi i statutit ...
Në debatin e hapur lidhur me zgjatjen e mandatit te KPK ka ...
24 orë pas lajmit të “bujshëm” të SPAK-ut për arrestimin e i...
Kriza energjitike: dr.DRama, doktor në rrënim dhe shkatërrim...
Doli para mediave dhe foli per krizen e rende. Shpalosi plan...
Nga Ilir Levonja Shumë njerëz pyesin se prapë me Sali Berish...
Nga Miron ÇakoKriza nga ana ekonomike si fjalë e ka kuptimin...
Nga Ekrem SpahiuAhmet Zogu – Mbret i shqiptarëve, për nga st...
Nga Erion Piciri Në pranverën e 2017-ës opozita shqiptare ni...
Së pari, Lulzim Basha: “edhe i shiti edhe i humbi zgjedhjet ...
Nga Zef ZefiMe sa duket edhe Drejtoria e Sigurimit të Shteti...
Nga Elvi FUNDO Lulzim Basha është njeriu me më shumë ...
Kryeministri Rama nuk mund të bëjë analistin e tregut, por d...
Përplasja për targat e makinave në kufirin ndërmjet Kosovës ...
Nga Skënder MinxhoziKa qenë e paparashikuar që Sali Berisha ...
Nga Prof.dr. Eshref Ymeri Gjatë parashtrimit të programit të...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...