E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Sali Berisha po përpiqet t?u lexojë demokratëve që marrin pjesë ne ?foltoren? e tij, një statut te Partisë Demokratike, që nuk ekziston. Nuk besoj se ai nuk di ta lexojë statutin e PD, edhe pse nuk i eshte dashur kurrë gjithë jeten. Por tani meqë është në një farë halli, me siguri e ka lexuar.
Duke shfrytëzuar mosbesimin e kultivuar në PD tek statuti i PD, që nuk është respektuar kurrë, ai po shpik nje ?ungjill sipas Saliut?. Qëllimi është që ai te mos e përfundojë kurrë ketë aksion, duke kërkuar në rrugë ligjore objektivin e tij. Ai po kërkon të largojë Lulzim Bashën përmes një lëvizje të rrugës, me qellim që pastaj të krijojë mitin e ?mbretit? qe nuk guxon t?i prekë njeri pronën private, që quhet PD.
Përse Berisha po shpik një ?statut? që nuk ekziston.
Hidhini një sy të shpejtë statutit aktual të PD. E di që nuk e ka lexuar njeri, se është gjeja me përçmuar në atë seli, por meqë Berisha po i referohet në foltoren e tij, duhet shpjeguar që po gënjen demokratet.
Statuti ne piken 2 të nenit 43 qartëson që vendimin për mbledhjen e Kuvendi Kombëtar e merr Këshilli Kombëtar, ose Kryesia e PD me propozim të kryetarit. Po ashtu u jepet mundësia ¼ të delegatëve të Kuvendit të mbledhin firma për ta thirrur atë.
Fjalia e dytë që përcakton mbledhjen nga firmat e ¼ të delegateve të Kuvendit, vjen pas fjalisë së pare dhe i nënshtrohet kushtit që kërkesa i shkon Këshillit Kombëtar, ose Kryesise, dhe ata vendosin për atë. Mbledhja e firmave për të thirrur Kuvendin nuk është automatike dhe nuk behet pa qartësuar shkakun.
Ne piken 3 te nenit 43, germa ç, thuhet se Kuvendi Kombëtar ka kompetencë shkarkimin e kryetarit të Partisë mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
Pra që Kuvendi Kombëtar të mblidhet për të shkarkuar Lulzim Bashën, duhet që të ketë një mocion mosbesimi të miratuar nga me shumë se gjysma e anëtarëve te Këshillit Kombëtar. Pa këtë mocion, Kuvendi nuk mund të mblidhet dot me rend dite shkarkimin e Lulzim Bashës. Këto nene jane shumë të qarta në statut.
Sali Berisha deri tani nuk ka formuluar ndonjë mocion për shkarkimin e Lulzim Bashes, nuk po ndjek asnjë procedurë që të bën të besosh se ai do të ndjekë ndonjë rrugë statutore për shkarkimin e Lulzim Bashës dhe mbi të gjitha, nuk do t?i referohet statutit aktual për këtë operacion, por fabulës së tij, nga e cila shpreson se Lulzim Basha duhet zbuar, dhe jo duhet shkarkuar.
Problemi i dyte i dyshimtë i Sali Berishes në këtë lëvizje është gënjeshtra e tij se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet për të ndryshuar statutin, të cilin e shikon si pengesë.
Që Kuvendi të mblidhet për të ndryshuar statutin duhet që të jenë përgatitur ndryshimet e statutit dhe të kenë kaluar me parë në procedurë.
Procedura për ndryshimet statutore përcaktohet nga neni 60 i statutit. Ky nen shkruan si më poshtë:
?Neni 60: Ky Statut mund të rishikohet nga Kuvendi i Partisë me shumicën e të gjithë të anëtarëve të tij sipas propozimeve të Kryesisë së Partisë, së një të katërtës së anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
Për përgatitjen e ndryshimeve në Statut ngrihet dhe funksion Komisioni i Përhershëm i Statutit, i cili është përgjegjës edhe për interpretimin e dispozitave të Statutit.
Komisioni i Përhershëm i Statutit përbëhet nga 7 anëtarë titullarë dhe dy anëtarë ndihmës, dhe caktohet nga Kryesia e Partisë?.
Pra që kjo procedure të nisë, duhet që së pari Komisioni i përhershëm i Statutit prej 7 vetësh (ec e gjeje kush janë këta) të bëjë interpretimin e Statutit dhe te certifikojë propozimet për ndryshime në statut. Vetëm pasi ky të ketë çertifikuar ndryshimet, ato mund t?i kalojnë Kuvendit për ndryshim.
Formulari i shpërndarë nga Sali Berisha, që postohet herë pas here në rrjetet sociale, është nje formular i bardhë, në të cilin njerëzit ftohen të firmosin duke shënuar emrin e tyre dhe duke hedhur firmë, por nuk ka bashkëngjitur tij, asnjë mocion mosbesimi apo ndonjë propozim për ndryshim statutor.
Ajo është një copë letër, që mund ta përdorësh dhe për të krijuar parti tjetër, apo shoqatë, por kurrë nuk mund të jetë një dokument i vlefshëm për të thirrur nje Kuvend Kombëtar qe të ndryshojë Statutin dhe që pastaj të rrëzojë Lulzim Bashën.
Sali Berisha është i qartë për këtë, por gënjen mbështetësit në foltore, pasi thjesht nuk do të bëjë publik mungesën e planit që ka në këtë lëvizje haxhiqamiliste.
Sot ishte dhe më i qartë se kurrë ne paqartësinë e tij. Duke e ditur se demokratët jane të bindur që me atë kryetar partie nuk vijnë kurrë ne pushtet, hodhi tezen se do ta ndajë kryetarin e partisë nga kandidati për kryeministër, meqë e di qe nuk behet dot vetë. Sa herë është në konflikt me SHBA e bën këtë. Por tani është në konflikt te përjetshëm dhe të panegociueshëm.
E bëri dhe me 2001, duke hap fjale se kryeministër në rast fitoreje do të ishte Ridvan Bodja. Pastaj Fatos Nano sa herë tallej në Parlament me historinë e PD, i referohej ?regjimit te Ridvan Bodes?, që e kishte arrestuar, pasi me Berishën kishte bërë paqe.
Halli i Sali Berishës për të mos treguar se çfarë do bëjë, natyrisht që është i madh. Nëse nxjerr kandidat, i përçahet foltorja dhe shkojnë me Lulin. Nëse nuk thotë që do të jem vet kryetar, nuk i vijnë gjithë ata të çmendur në sallë.
Nëse thotë do të jem kandidati për kryeministër nuk i shkon më njeri pas, se e dinë që janë të vdekur. Duke u përpjekur të notojë mes gjithë këtyre shkëmbinjve nënujor që i dalin në rrugën që ka nisur për të përdorur PD kundër SHBA, ai po behet qesharak, duke u përpjekur të shpikë një Statut të ri të PD, të shpikë kandidatë të panjohur për kryeministër, të shpikë fraksione brenda PD, madje të shpikë dhe një Amerike tjetër që e do, e cila udhëhiqet nga Kokalari apo Miraka, kundër kësaj Amerikës zyrtare që e ka shpallur në ?Listën e Zeze? të saj, qe udhëhiqet nga Biden apo Blinken.
Në telashe të mëdha është, por telashi më i madh që nuk e kishte parashikuar, është pikërisht nevoja që t?i gënjejë demokratët se po zbaton Statutin e partisë dhe rregullat e PD që i ka harruar dhe vetë. Ata të shkretët kanë një jetë që nuk kanë dëgjuar kurrë për këto gjera. Statuti dhe rregullat e demokracisë së brendshme kanë qenë një ushqim i ndaluar prej Berishës, prej vitit 1991.
Nga Gjergji Koja*Prej 16 shtatorit kur ish-Kryeministri Sali...
Televizioni publik nuk ka shumë miq, aq më tepër në Shqipëri...
Unë iu drejtova demokratëve shqiptarë se si paraqitet, si or...
Lulzim Basha ka zgjedhur arenën e vet për të zhvilluar betej...
Dy elementet bazë të opozitarizmit berishist janë denoncimi ...
Puna e ujit njëzetë e katër orë, nuk është zgjidhur akoma. I...
Ta themi troç: Lufta e Amerikës ndaj Berishës, nuk përkthehe...
Nga Luan RamaNuk ka një rast e as një shembull tjetër ku emr...
Nga Niko PeleshiKriza energjetike që ka filluar të prekë eko...
Nga Luan BaçiUne…? Ju…..? Ai……? Kush….?Partia Demokratike ës...
Ndonëse qeveria po përpiqet ta justifikojë rrënimin financia...
Nga Dr. Alban HaxhiSi një shtetas shqiptar, si një mjek i pë...
Është interesant rezultati që del nga konsultimi i statutit ...
Në debatin e hapur lidhur me zgjatjen e mandatit te KPK ka ...
24 orë pas lajmit të “bujshëm” të SPAK-ut për arrestimin e i...
Kriza energjitike: dr.DRama, doktor në rrënim dhe shkatërrim...
Doli para mediave dhe foli per krizen e rende. Shpalosi plan...
Nga Ilir Levonja Shumë njerëz pyesin se prapë me Sali Berish...
Nga Miron ÇakoKriza nga ana ekonomike si fjalë e ka kuptimin...
Nga Ekrem SpahiuAhmet Zogu – Mbret i shqiptarëve, për nga st...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...