
E arrestuar për pastrim parash/ Ish zyrtarja, Alda Klosi përfundon në spital
Ish zyrtarja, Alda Klosi ka përfunduar në spital. Sip...
Ish zyrtarja, Alda Klosi ka përfunduar në spital. Sip...
Lulzim Basha ka zgjedhur arenën e vet për të zhvilluar betejën e tij indirekte me Sali Berishën. Nisur nga vizibiliteti që i ofron, nga modeli tip ?Përputhen? që gjeneron audiencë, nga avantazhi i çdo kujt që përballet me një figurë moralisht të rrënuar si Rama, ai ka vendosur që ?luftën? ta zhvillojë kundër kryeministrit në parlament.
Edhe këtë të enjte, ashtu sikurse herën tjetër, ai ka fituar. Luli i dikurshëm që ulte kokën kur pacipësisht Edi i plaste në sy emrat e oligarkëve, tani është trimëruar duke u bërë i pari që i përmend ata. Ai e vuri me shpatulla për muri kryeministrin, kur i kujtoi çmimet e fundit të blerjes së energjisë dhe tenderin e para një jave për tunelin e Llogarasë.
Pra, po të bësh një bilanc nga kjo përplasje gjelash që ndodhi këtë të enjte në parlament, nuk duhet shumë për të kuptuar se Rama, si shefi i qeverisë, doli i humbur përballë rivalit në opozitë.
Por, sepse gjithmonë ka një të tillë, i pamundur për të bërë një bilanc serioz, kryeministri në mënyrë perverse e zhvendosi debatin në rrafshin personal, pikërisht tek dualiteti që ka kapluar sot opozitën. Ai s?u lodh së evokuari ?foltoren?, u tall me kopjen që nuk bëhet dot kurrë si origjinali, me zërin që Basha do të trashë dhe me kërcënimet që ai lëshon, ndonëse askush nuk ia merr dot seriozisht.
Pavarësisht se në qasjen e Ramës ka shumë diversion, manipulim, përpjekje për t?u shpëtuar përgjegjësive të tij, në kundërshtinë që ai kërkon të vërë në pah mes Bashës dhe Berishës, ka një fabul të vërtetë.
E para, sepse të shumtë janë ata që besojnë se Basha po trimërohet për të përmendur dy oligarkët më të mëdhenj të Shqipërisë, vetëm nga frika se Sali Berisha po e akuzon si të kapur dhe të shitur. Se ai po ?prish fjalorin? vetëm nga kompleksi se mos e kujtojnë si peng. Se ai po hyn në një betejë verbale me PS-në ngaqë do të shmangë konkurrencën me votë brenda partisë së tij.
Por, përpos vizatimit të një Bashe që ka marrë përsipër të luajë një rol, Rama ka dhe një arsye më të fortë në pëzgjedhjen e kësaj taktike. E vetmja gjë që i volit atij realisht, është përçarja e opozitës. Ai e bëri pjesën më të madhe të punës duke luajtur të gjithë gurët dhe duke paguar të gjithë lobistët që ta shpallte Berishën ?non grata?. Më pas, kur kjo u bë fakt, ai nuk pranoi as të ndryshojë kushtetutën (për të përjashtuar nga Kuvendi ata që shpallen non grata), as që të urdhërojë Ilirian Celibashin, për ta penguar liderin historik të PD-së për të hyrë në parlament. Nuk e bëri, jo se kishte keqardhje për Berishën, por se donte të shkaktonte një traumë duke e detyruar Bashën të ndahej prej tij.
Për të thënë të vërtetën këtë e arriti. Sot opozita është më cfilitur se kurrë.
E gjithë kjo fabul që duket sikur i përket të shkuarës së afërt, ka një vlerë për të kuptuar atë që ndodhi sot në parlament. PD sado të duket sikur fiton në aulën e kuvendit, nuk do të përbëjë kurrrë rrezik për këtë bandë kleptokratësh, nëse ajo nuk është e unifikuar. Ajo mund të ketë kredo morale vetëm pasi të pushojnë akuzat e ndërsjellta mes grupimeve të saj. Ajo mund të ketë forcë goditëse, vetëm pasi të bashkohet rreth një lideri të vërtetë.
Prandaj, Lulzim Basha është i dënuar që para se të japë shfaqe në parlament, të zhvillojë ?luftën? e tij reale brenda llojit. Edhe nëse e drejton sërisht ai, edhe nëse e këtë e bën dikush tjetër, opozita ka nevojë për një udhëheqësi legjitim. Ka ardhur koha që Basha të përballet. Sepse duke ngrehur pushkën kundër Ramës për të goditur në fakt Berishën, ai vetëm i zgjat jetën e qeverisë. Parlamenti i këtij vendi nuk mund të bëhet tregu ku PD-ja negocion hallet e saj. Basha nuk mund të ndeshet aty me babain që do ta vrasë pa i dalë përballë. Ai nuk e mposht në këtë formë fantazmën e Berishës që e lë pa gjumë.
Pavarësisht se duket si arena e duhur për të marrë vëmendje, kuvendi nuk është fusha reale e betejës partiake. Duke e zhvilluar atë me kokfortësi aty, Basha i bën njëkohësisht dëm edhe opozitarëve edhe shqiptarëve./LAPSI.al
Dy elementet bazë të opozitarizmit berishist janë denoncimi ...
Puna e ujit njëzetë e katër orë, nuk është zgjidhur akoma. I...
Ta themi troç: Lufta e Amerikës ndaj Berishës, nuk përkthehe...
Nga Luan RamaNuk ka një rast e as një shembull tjetër ku emr...
Nga Niko PeleshiKriza energjetike që ka filluar të prekë eko...
Nga Luan BaçiUne…? Ju…..? Ai……? Kush….?Partia Demokratike ës...
Ndonëse qeveria po përpiqet ta justifikojë rrënimin financia...
Nga Dr. Alban HaxhiSi një shtetas shqiptar, si një mjek i pë...
Është interesant rezultati që del nga konsultimi i statutit ...
Në debatin e hapur lidhur me zgjatjen e mandatit te KPK ka ...
24 orë pas lajmit të “bujshëm” të SPAK-ut për arrestimin e i...
Kriza energjitike: dr.DRama, doktor në rrënim dhe shkatërrim...
Doli para mediave dhe foli per krizen e rende. Shpalosi plan...
Nga Ilir Levonja Shumë njerëz pyesin se prapë me Sali Berish...
Nga Miron ÇakoKriza nga ana ekonomike si fjalë e ka kuptimin...
Nga Ekrem SpahiuAhmet Zogu – Mbret i shqiptarëve, për nga st...
Nga Erion Piciri Në pranverën e 2017-ës opozita shqiptare ni...
Së pari, Lulzim Basha: “edhe i shiti edhe i humbi zgjedhjet ...
Nga Zef ZefiMe sa duket edhe Drejtoria e Sigurimit të Shteti...
Nga Elvi FUNDO Lulzim Basha është njeriu me më shumë ...
Në tetor të vitit 2022, një çift të moshaurish janë konfli...
“Stop” ishte në qytetin e Elbasanit, pasi Mikel Xhika në d...
Gërryerjet e paligjshme në lumin Shkumbin vazhdojnë të pa ...
Në 6 Maj 2022 “Stop” ishte në Kavajë ku trajtoi problemin ...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Ish zyrtarja, Alda Klosi ka përfunduar në spital. Sip...
Zhdukja e Ervis Martinajt mbetet ende një ndër sfidat ...
Një tjetër pastruese është vënë në pranga pasi ka vjedhur ...
Policia e Durrësit ka arrestuar një 34-vjeçar gjatë operacio...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta do të dikto...
Ndodhi herën e fundit kur isha në Korçë.Kur po kaloja ...
ARRSH ka informuar qytetarët lidhur me situatën nga moti i...
Drejtoria e Përgjithshme njofton se tragetet e linjës Durrës...
Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennet, është shp...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi, në provincën...
Lufta në Ukrainë prej rreth një viti ka futur në “ankt...
Në reagimin e saj të parë zyrtar publik pas rrëzimit t...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Sot me 5 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburan...
E shtuna nuk ka sjellë asnjë ndryshim në këmbimin e monedh...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotm...