
Çfarë kërkon akoma Basha!
Nga Armand Maho Revolta është e drejtë. Lulzim Basha s’mund ...
Nga Shpend Topollaj
Kam disa pyetje, Zonja e nderuar Yuri Kim .
Ju patjetër që e dini mirë se ne shqiptarët të dalë nga një diktaturë e pashembullt komuniste gjysmëshekullore, e kemi pritur para tre dekadash Xhejms Bejkerin si përfaqësuesin e një vendi të madh, kampion të mirëqenies, lirisë dhe demokracisë, me të cilin do të na lidhnin fort edhe interesat tona. Nuk e njihnim fare atë, por e mbajtëm në krahë si të qe Mesia, për të shprehur dashurinë tonë për atë shtet të fuqishëm, me ndikim në ecurinë politike të botës mbarë, atë shtet tek i cili shihnim edhe realizimin e shpresave dhe aspiratave tona të mohuara.
Mbi të gjitha, masa e gjërë e atyre që e kishin provuar në shpinën e tyre mizorinë kriminale të atij sistemi, kishin bindjen se do të gjenin përkrahësen e palëkundur në mënjanimin e mentalitetit dhe praktikave të trashëguara nga regjimi i kaluar. E forcoi në sytë tanë respektin për SHBA, sidomos kontributi i ushtrisë së saj në kuadrin e NATO – s, për çlirimin e Kosovës nga hordhitë kriminale serbe.
Mirëpo, duhet të jesh miop, ose fare pa dinjitet që të mos vëresh e shqetësohesh nga disa qëndrime të cilat duke shkaktuar turbullira politike, më shumë po i bëjnë dëm atdheut tonë. Kuptohet, se përgjegjësinë për këtë gjëndje aspak të pëlqyeshme e kanë në radhë të parë politikanët tanë, të cilët u nënshtrohen paturpësisht të huajve, duke i bërë ata zot në shtëpinë tonë.
Para kësaj situate, nuk ka sesi të të mos habisin edhe veprimet e ambasadës që Ju drejtoni, veprime që bijen në kundërshtim me premtimin e sekretarit Bejker se ?ne nuk do t`u japim të hani peshk, por do t`u mësojmë si kapet ai?.
Para kësaj situate, ku opinionet e njerëzve janë bërë lëmsh, Ju qëndroni e padeshifrueshme, me një pamje plot sharm, ku ka ngrirë një buzëqeshje që nuk kuptohet në shpreh çiltërsi apo lojën dykuptimëshe të Pitisë së Delfit, prej nga dua të besoj se ka marrë shkas edhe torinezi Camillo Benso di Cavour kur thosh se ?Mjeshtëria e diplomacisë është ta ndash kulaçin në mënyrë të tillë që secili të mendojë se ka marrë copën më të madhe?.
Ju, më shumë se një nëpunëse e lartë e një administrate, jeni bijë e një populli shumëkombesh që e njeh si pakkush mirënjohjen, aq sa edhe festën më të shenjtë ka Thanksgiving, pra Ditën e Falenderimeve, ku nuk harron çka bënë në Plymouth, plot 400 vjet më parë indianët për kolonët puritanë, pas zbarkimit në Cape Code.
Unë flas me ju hapur, pa drojën se do të më keqkuptoni, ndaj kini mirësinë t`ia bëni të qartë administratës tuaj, se populli shqiptar u do dhe do t`u mbetet përherë besnik, ndaj nuk është e nevojshme të praktikojmë ndaj tij akrobacira diplomatike.
Është kjo arsyeja që si qytetar i këtij vendi, duke parë se nuk po gjen zbatim ai mësimi i amerikanit të shquar H. A. Kisinger, se ?Diplomacia është arti i frenimit të pushtetit?, besoj se e kam të drejtën t`u drejtoj disa pyetje edhe pse nuk pres ndonjë përgjigje prej jush.
1 – A kishte të drejtë presidenti R. Regan kur thosh se ?Politika supozohet se është profesioni i dytë më i vjetër, unë kam kuptuar që ai ka shumë ngjashmëri me profesionin e parë më të vjetër??
2 – Si e vlerësoni pohimin e Henry Woton se ?Ambasadori është një njeri i ndershëm, që dërgohet jashtë vendit për të gënjyer në favor të atdheut??
3 – A ka të drejtë një ambasador të ndërhyjë brutalisht në punët e brendshme apo të marrë komandën e drejtimit në një shtet tjetër?
4 – Në administratën amerikane, a zbatohet me vendet e tjera parimi i marrëdhënieve reciproke?
5 – Si do reagonin te ju ndaj cilitdo ambasador të huaj që do të merrte përsipër të luante hapur rolin e tutorit?
6 – E quani normale ju mbajtjen e anës së një force politike në vendin ku jeni emëruar dhe a i parashikoni pasojat që vinë nga kjo?
7 – A mund të orientojë apo të ushtrojë ndikimin e vet mbi drejtësinë ambasadori i një vendi tjetër?
8 – I lejohet një ambasadori, qoftë edhe në emër të qeverisë që përfaqëson të urdhërojë se kush duhet të futet e kush duhet të dalë nga Parlamenti në shtetin ku është akredituar?
9 – A mund të shndërrohet selia e një ambasade në administratë ku paraqiten ankesat e popullit?
10 – Mund të thuash se po kryen detyrën e vet një ambasadë që për vite me radhë nuk realizon asnjë shkëmbim kulturor, artistik, letrar, shkencor a sportiv mes dy vendeve mike?
11 – A duhet të identifikoni kërcënueshëm, gjysmën e shqiptarëve, me një njeri të vetëm, kushdo qoftë ai, dhe t`i thuash opozitës ose zhduk atë ose do hani bar?
12 – E quani të drejtë të akuzoni e diskreditoni cilindo individ e sidomos politikan influent të një shteti tjetër, pa dhënë asnjë fakt?
13 – Çfarë rreziku mund të përbëjë për sigurinë e një superfuqie një njeri i cili qysh kur u njoh publikisht nuk resht së foluri për miqësinë me SHBA, e quan suksesin më të madh përfshirjen në NATO dhe ka krijuar të gjitha lehtësirat për vendosjen e forcave tuaja ushtarake te ne?
14 – Në vendin tuaj, a e keni shpallur ?non grata? V. V. Putinin e Rusisë apo Kim Jong Unin e Koresë së Veriut që nuk ka ditë të mos demonstrojnë forcën e të mos vringëllijnë armët kundër jush?
15 – A duhet përkëdhelur Serbia agresore duke e barazuar me viktimën e saj dhe duke iu lutur të njohë Kosovën?
16 – Çfarë pengoi pas 78 ditë bombardimesh mbi Beograd dhe gjunjëzimit të ushtrisë gjakatare serbe, që SHBA të shtronte dhe çështjen e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, duke ndrequr një gabim historik ndërkombëtar?
17 – Çfarë mendoni ju për politikanët tanë të nënshtruar, kur thonë se edhe gabim ta ketë Amerika, ne duhet të bëjmë si thotë ajo?
18 – Ju e kuptoni apo bëni sikur nuk e kuptoni që një administratë kalimtare nuk është SHBA – ja në sytë e popullit tonë?
19 – Vërtetë nuk e shihni dhe nuk e ndieni se me veprimet tuaja jo gjithmonë të lavdërueshme, po ngjallni në popullin tonë pakënaqësi ndaj politikës që ndjek vendi juaj mik?
20 – A mendoni ndonjëherë sesi do t`u mbajnë mend shqiptarët kur të përfundojë mandati juaj dhe të largoheni nga vendi ynë?
Mos m?u zemëro, zonja ambasadore. Unë e dua Amerikën, por më shumë dua Shqipërinë!
Nga Armand Maho Revolta është e drejtë. Lulzim Basha s’mund ...
Kryeministri Rama e vuri në pozitë të vështirë kryetarin e b...
Nga Andi BushatiEdi Rama ka marë rolin e flamurtarit të prom...
Nga Ndriçim KullaKuvendi i PD duhet të mblidhet pa tjetër ,...
Neokomunisti Lulzim, ka të drejtën e tij të ketë ato pikpamj...
E keni parë heshtjen e ambasadores amerikane Yuri Kim për Ve...
Perceptimi në politikë shpesh mjafton si provë e vetme. Po a...
Nuk e di se cili është karburanti, apo pika e karburantit që...
Nga Prof. Dr. Bernard ZOTAJNë udhëtimin tonë të përditshëm n...
Nga Mentor KikiaLajmi për vdekjen e Aaranit Çelës, prokurori...
Nga Ndriçim KullaProblemi më i madh i PD-së sot është se në ...
Lulzim Basha vazhdon të këmbëngulë me kokfortësi se regjimi ...
Nga Julian Bala” Plandemistëve: Qentë tuaj i mbani të përmje...
E pyeta Filipin: -Kaloi një javë pa Koçon. Të mungon?-Ndjehe...
Nga Agim XhafkaKur dëgjova para ca javësh deputetin Agron Gj...
Nga Anila HOXHASi fillim, i vuri ne provë dhe shumë mirë bër...
Punët gjithmonë i kam gjetur vetë. Mbaj mend që në vitin 200...
Aradhës qeveritare për të shfryrë kundër Sali Berishës, i sh...
Tashmë po kthehet në një ligjësi, që Kosova reagon me shpejt...
“Stop” shkoi në fshatin Rrethë Buz në Njësinë Buz, bashkia...
Një qytetar nga Tirana tregon se vjehrra e tij mori një kr...
Rasti i mbrëmshëm i denoncuar në Fiks Fare ku dy prindër b...
Jetmiri është 22 vjeç dhe është tetraplegjik. Për të kujde...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Një çantë e dyshimtë është gjetur pranë një makine në ...
Përplasja e ndodhur ditën e sotme në kryeqytet ka rezu...
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka reag...
Ilirian Muho, avokati i Alda Klosit, ka tentuar të rrëzojë...
Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore me or...
Ditët në vijim pritet që të ketë ulje të temperaturave...
Vendi ynë do të përfshihet nga masat ajore të qëndrueshme ...
Rezervati natyror “Wicken Fen” në Angli, me një sipërfaqe ...
Grevat e reja mbarëkombëtare në Francë ndërprenë transport...
Turqia nuk po gjen dot qetësi pas tërmetit tragjik që përf...
Ukraina ka publikuar disa pamje te rënda ku shihen disa us...
Më shumë se 5 mijë persona u vranë dhe mijëra të tjerë u p...
Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun Xhevahir Z...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Dollari amerikan ka pësuar një rritje të lehtë në tregun v...
Sot me 6 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.9 lekë...
Sot me 5 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburan...