
Gjykata jep vendimin për Alda Klosin/ Ish-zyrtarja e kryeministrisë mbetet në pranga
Gjykata lë në burg ish-zyrtaren ish zyrtaren e Kryemin...
Gjykata lë në burg ish-zyrtaren ish zyrtaren e Kryemin...
Me qëndrimin në Këshillin e Legjislacionit deputetët e opozitës kanë konfirmuar një paranojë që qarkullonte prej kohësh. Ata duket sikur duan ta përdorin vettingun si një mall shkëmbimi për hallet e partisë. Ata braktisën këtë të hënë mbledhjen e parë në kuvend, me pretendimin absurd se kjo nismë e PS-së, që kërkon të zgjasë edhe për dy vjet e gjysëm mandatin e atyre që filtrojnë ndershmërinë dhe profesionalitetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duhej shqyrtuar së bashku me tre propozimet e tjera të opozitës, për të ndryshuar në mënyrë të trefishtë Kushtetutën: për ligjin zgjedhor, reformën territoriale dhe vettingun e politikanëve të bërë nga SPAK.
Për të kuptuar se sa në mënyrë të pandershme po luan PD-ja zyrtare duhet parë perspektiva e luhatjeve në qëndrimet e saj.
Fillimisht, kur Edi Rama hodhi për herë të parë idenë se ligji themeltar i shtetit duhej ndryshuar për të zgjatur deri në fund të vitit 2024 mandatin e organeve të vettingut, nga PD-ja, në vend që të mbanin një qëndrim për këtë skandal, bishtnonin me përgjigjen se nuk kishin marrë asnjë propozim zyrtar. Më pas ata hodhën poshtë çdo ide sipas të cilës kjo çështje themelore, që ka të bëjë me dështimin e reformës në drejtësi dhe kapjen e saj, mund të përdorej si monedhë shkëmbimi në një marrëveshje të mundshme politike. Edhe sot, vetëm pak orë përpara fillimit të mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit, nga selia blu, u njoftua se qëndrimi që ata do të mbanin do të vendosej në minutat e fundit!
Se për ç?arsye, PD e kapur në çark, detyrohet të bëjë këto pirueta të turpshme nuk është e vështirë të kuptohet.
Pas pesë vitesh ndërkombëtarët po e prekin me përditë se reforma në drejtësi iu ka dështuar. Marrja e saj në dorë nga njerëz militantë dhe të paaftë, jo vetëm ka çuar një përzgjedhje selektive të gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj, por ka sjellë edhe vonesa të tmerrshme. Pikërisht për të mos e pranuar këtë katastrofë, duke mos dashur të shohin se, përveçse i bërë në mënyrë selektive, vetingu s?ia ka dalë të filtrojë as gjysmën e një trupe prej 800 konkurentësh, ata po mundohen të arnojnë gropat e hapura, vetëm e vetëm që mos pranojnë se gjithçka është bërë gabim.
Dhe rruga më e mirë për këtë, është duke ushtruar presion mbi opozitën, që ajo të japë bekimin për të krijuar shumicën e 93 votave që lyp ndryshimi i ri kushtetues i zgjatjes së mandatit të vettingut.
Pikërisht duke parë se presioni i ndërkombëtarëve po bie mbi PD, Edi Rama trimërohet dhe deklaron se për këtë çështje nuk pranon të negociojë me askënd. Pikërisht për këtë ai urdhëroi mbledhjen pa konsensus të Këshillit të Legjislacionit. Pikërisht për këtë qeveria e tij ka parashikuar në buxhet fonde të njëjta për funksionimin e KPK-së (komisioneve të vettingut,) sikur fakti se opozita do ta votonte atë, të ishte i padiskutueshëm.
Nga ana tjetër, PD-ja zyrtare është në hall të madh. Lulzim Basha sapo pranoi të përçajë partinë dhe ta bëjë lesh e li atë, me iluzionin për t?u bërë simpatik për amerikanët. I vetmi argument që atij i ka mbetur për tu mbrojtur nga shumica e partisë së vet, që nuk arrin t?ia falë goditjen pas shpine që i bëri Berishës, është se ai po i bën demokratët aleatë me SHBA-në.
Po tani kur Yuri Kim po i kërkon të lëpijë sërisht mbi atë që ka pështyrë, si duhet të sillet ai? A të krijojë një krisje të re më SHBA-në për të cilën vrau babain, apo të diskretitohet në sy të shqiptarëve duke votuar për vettingun kapjen e të cilit, madje edhe me bekimin e ambasadorëve, e ka bërë copë prej vitesh?
Pikërisht se e kanë shtrënguar nën trysninë e kësaj morse, Basha po mundohet ta shtyjë me pehlivanllëqe. Duke u përpjekur të marrë një kompensim ai pranoi në heshtje ta shiste vettingun në këmbim të tre ndryshimeve të tjera kushtetuese që i volisnin opozitës.
Kjo e hënë tregoi se Edi Rama, që kontrollon gjithçka, nuk qe i gatshëm t?i jepte as ato. Duket sikur strategjia që ai ka vënë në lojë, natyrisht me bekimin e ndërkombëtarëve, shkon ku e ku përtej disa retushimeve ligjore. Ai po dëshmon se kërkon që ta përdhunojë PD-në, madje pa i lënë dhe mundësinë as të justifikohet.
Me atë që ndodhi në Këshillin legjislacionit u duk se opozita po lutej vetëm për një alibi. Pa guxuar të thotë asnjë gjysëm fjale se kishte ndërmend ta hidhte poshtë zgjatjen e komisioneve të vettingut, ajo parashtroi një kërkesë minimale: që ai të merrej në shqyrtim bashkë me tre propozimet e saj. Por edhe kjo iu mohua duke e detyruar të dalë nga salla me bisht në shalë. Sepse në politikë ekziston një aksiomë e cinike dhe e padrejtë: kur të shohin që je i gatshëm të krusësh kurrizin, askush nuk përpiqet të të drejtojë. Kështu edhe PD-së, po ia përdorin detyrimin për të votuar vettingun si një lopatë për të gërmuar varrin e fundit të besueshmërisë së saj./LAPSI
Nga Mentor KikiaNë Glasgow, Britania e Madhe, po zhvillohet ...
Nga Luan Rama Zoran Zaev i ka humbur zgjedhjet vendore në Ma...
Nga Edison YpiKandidatura ime e parë për Kryetar të Partisë ...
Nga Bledi Mane* Plaka më tha në telefon të flakja plehërat s...
Nga Miron ÇakoShumë persona më pyesin: “A e ke bërë vaksinën...
Nuk e di se sa foltore u bënë, por koha vertetoi se Berisha ...
Nga Elton QynoA ju kujtohet një farë, Abedin Oruçi, që në ja...
Nga Mero BazeLulzim Basha ka bërë sot një akt të fortë polit...
Prej kohësh, Partia Demokratike ndodhet në krizë shumëplanës...
Ia mbërritëm më në fund edhe kësaj dite, që Lulzim Basha të ...
Nga Mentor KikiaLetrat janë hapur. Për këdo që mund kishte n...
Po ti, a je anëtar i ndonjë karteli? apo je mali që s’bzan?M...
Sot shqiptarët mësuan se Luli dhe të tijët kafshojnë, ata pa...
Nga Shpend TopollajKam disa pyetje, Zonja e nderuar Yuri Kim...
Nga Armand Maho Revolta është e drejtë. Lulzim Basha s’mund ...
Kryeministri Rama e vuri në pozitë të vështirë kryetarin e b...
Nga Andi BushatiEdi Rama ka marë rolin e flamurtarit të prom...
Nga Ndriçim KullaKuvendi i PD duhet të mblidhet pa tjetër ,...
Neokomunisti Lulzim, ka të drejtën e tij të ketë ato pikpamj...
E keni parë heshtjen e ambasadores amerikane Yuri Kim për Ve...
Jetmiri është 22 vjeç dhe është tetraplegjik. Për të kujde...
Elida Shkreli tregon për emisionin investigativ “Stop” në ...
Shitja e fëmijëve,duket se është kthyer në një “biznes” fi...
Në tetor të vitit 2022, një çift të moshaurish janë konfli...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Gjykata lë në burg ish-zyrtaren ish zyrtaren e Kryemin...
Një denoncim i rëndë është publikuar ditën e djeshme në em...
Pastruesja e cila akuzohej për vjedhje parash tashmë ka fo...
Një 42-vjeçar nga Gjeorgjia është arrestuar nga policia e ...
Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore me or...
Ditët në vijim pritet që të ketë ulje të temperaturave...
Vendi ynë do të përfshihet nga masat ajore të qëndrueshme ...
Rezervati natyror “Wicken Fen” në Angli, me një sipërfaqe ...
Agjencia për fëmijë e Kombeve të Bashkuara (UNICEF) tha se...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur gj...
Policia turke tha të martën se ka arrestuar katër persona ...
Njëzet e shtatë ekipe të kërkim-shpëtimit janë mobilizuar ...
Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun Xhevahir Z...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Dollari amerikan ka pësuar një rritje të lehtë në tregun v...
Sot me 6 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.9 lekë...
Sot me 5 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburan...