Pse Pro Familjes?
Nga Arian GaldiniKur isha i ri, mendoja shpesh sesi të arrij...
Lajmet dhe debatet që mbanin në titull Trekëndëshin shqiptar të Bermudës tani i përkasin arkivit. Nga e hëna që vjen, në Kuvend dhe në Foltore, dy polet e rinj të debatit, do të prodhohen të tjera fjali që do të shërbejnë si tituj mediash dhe si bindje e thellë se politika shqiptare prodhon më shumë tension sesa mund të konsumojë dhe se mbijeton vetëm duke konsumuar tensionin e saj. Ndryshe, paqja dhe qetësia do të ishin prova për të kuptuar sesa sipërfaqësore është politika lokale në mendim dhe sesa egoiste është në çdo veprim që ajo ndërmerr.
Trekëndëshi i Bermudës nuk bën përjashtim nga kjo ligjësi e trishtuar dhe është një element më shumë për të dëshmuar se Tirana është siç nuk duhej të ishte dhe do të jetë ende për shumë kohë, njëlloj siç është tani.
Loja mes të njëjtëve personazhe, shkëmbimi i vendeve mes të njëjtëve aktorë, nuk mund të prodhojë asgjë të re, përveçse ndryshimit që vjen nga reflektimi i pozicioneve të tyre me njëri-tjetrin. E po kështu, edhe refleksi i tyre në publik. Kush predikonte deri dje si kallashnikov me breshëri mosbindje civile, kush predikonte revolucion nga filxhani, kush fliste për luftë kundër diktaturës dhe mohonte votën si mjet të vetëm ndryshimi, kush mendonte se dhuna e bojkoti ishte gjuha e vetme me të cilën duhej dialoguar me Ramën në Tiranë, sot kur sheh parlamentin, duhet të bëhet gisht për t?u tundur përpara hundës vetjake.
Sepse nëse opozita e djeshme do të ishte më së paku normale, nëse do të respektonte rregullat e lojës, Edi Rama nuk do të kishte asnje shans për të mandat të tretë. Kjo është e vërteta e thjeshtë nga e cila përfituan fituesit dhe që po qajnë ende humbësit, që tashmë duhet të luten për një mrekulli që të pengojë një mandat të katërt të socialistëve.
Sot opozita zyrtare e legale po tenton të bëjë të njëjtën gjë që duhet të kishte bërë dikur, por në rrethana të ndryshme.
Tani, me ?elegancë? foke në propozimet për ndryshime kushtetuese dhe sjelljen e saj akuzatore e luftarake në Kuvend, ajo po synon gabimisht të zgjidhë një problem duke shtruar për zgjidhje probleme të tjera.
PD është përballë sfidës politike të shkaktuar nga ndërhyrja amerikane për statusin e Sali Berishës. Amerikanët bënë atë që shqiptarët në përgjithësi dhe Sali Berisha Junior në veçanti, nuk arritën ta bëjnë: të parët edhe mbas tre dekadave që janë dominuar prej Sali Berishës, i dyti edhe mbas tetë vjetësh, kur mbasi i trashëgoi partinë, thjesht e imitoi atë, madje duke u bërë shumë më radikal edhe se vetë Mjeshtri i hershëm i sherrit.
Në PD ka një sfidë politike, të cilës partia legale po i përgjigjet me gjuhë teknike duke kërkuar të shmangë me procedurë një hall politik. Për t?ju përgjigjur Berishës, Basha thirri në apel dy armiqësi të reja, gjë që do të ishte shumë normale në një kohë tjetër, por që u harruan sërish shpejt sepse ata nuk janë beteja që do të luftojë, por janë vetëm armë për një luftë tjetër.
Dy kulmet që ai i përfshiu në trekëndëshin e tij, madje vetë trekëndëshin, ai kërkon ta përdorë kundër Berishës. Kur mallkon qeverisjen e Ramës, ai ka parasysh Berishën, kur e gozhdon edhe Metën brenda armiqësisë së tij, ai i bie me çekiç gozhdës së Berishës. Eshtë si ata lojtarët që kur humbin dorë mbas dore në poker, edhe pse nuk ju ka mbetur ndonjë shumë e madhe në xhep, luajnë blofin duke trefishuar bastin.
Nga ana tjetër as tre ?armiqtë? bashkë të Bashës nuk mund t?i bëjnë atij më shumë sesa do t?i bënte secili prej tyre vec e vec: ta lejonin të humbiste sërish! Sepse nuk i mësuan një të vërtetë të thjeshtë në kohën kur radikalët tentuan ta përdorin atë si mjet për të zgjidhur gjithë frustrimet ndaj Edi Ramës: suksesi në politikë kalon vetëm nga porta e përunjësisë dhe sakrificës vetjake.
Dhe as përunjësia dhe as sakrifica nuk jetojnë as në vila dhe as në kate të lartë! Nuk i treguan mbi të gjitha, se vazhdon të jetë e marrë shpresa që për të pasur rezultat të ndryshëm, përdoren të njëjta mjete dhe të njëjtët instrumente.
Trekëndëshi i Bermudës është vetëm një kalë i rradhës për të kaluar lumin. Dhe nëse Berisha është padyshim halli që duhet zgjidhur, Basha nuk është ura që mund të lidhë dy brigje. Qoftë edhe si boshllëk në mes, ai është gjithashtu një kulm Shumëkëndëshi.
Nga Arian GaldiniKur isha i ri, mendoja shpesh sesi të arrij...
Miq, këto ditë Euronews Albania publikoi studimin e tij të o...
*Masa e pamatë e popullit të Tiranës që thërriste mes të tje...
Nga Elton QynoNjë lajm i nxjerë këto ditë në media, solli sh...
Nga Florian NuriZakonisht, kur bëhet një pyetje si kjo e mës...
Ish-koordinatori, drejtuesi dhe themeluesi i “Bindjes Demokr...
Nga Kastriot FRASHËRI Barack Obama ka shkruar një lib...
Doktor Berisha ja doli edhe njëherë të drithërojë naivët: gj...
Aeroporti i Prishtines keto kohet e fundit ka qene ne shitje...
Me qëndrimin në Këshillin e Legjislacionit deputetët e opozi...
Nga Mentor KikiaNë Glasgow, Britania e Madhe, po zhvillohet ...
Nga Luan Rama Zoran Zaev i ka humbur zgjedhjet vendore në Ma...
Nga Edison YpiKandidatura ime e parë për Kryetar të Partisë ...
Nga Bledi Mane* Plaka më tha në telefon të flakja plehërat s...
Nga Miron ÇakoShumë persona më pyesin: “A e ke bërë vaksinën...
Nuk e di se sa foltore u bënë, por koha vertetoi se Berisha ...
Nga Elton QynoA ju kujtohet një farë, Abedin Oruçi, që në ja...
Nga Mero BazeLulzim Basha ka bërë sot një akt të fortë polit...
Prej kohësh, Partia Demokratike ndodhet në krizë shumëplanës...
Ia mbërritëm më në fund edhe kësaj dite, që Lulzim Basha të ...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese ...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Një tërmet me magnitudë 5.9 e shkallës Rihter ka godit...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...