Vrasja e efektivit në Maliq/ Lamallari: Dënoj aktin e rëndë, Shqipëria humbi një shërbëtor të ligjit
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, shprehu humbjen e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, shprehu humbjen e...
Pasi doli rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit, Edi Rama e ftoi publikisht Lulzim Bashën që të distancohej nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Atëhere u fol për një konfirmim të tipit gjerman, CSU dhe CDU, pra një qeverisje e përbashkët mes së majtës dhe të djathtës. Në parim duket gjithçka ok, po problemi është se Shqipëria nuk ka asesi një klimë politike si ajo në Gjermani.
Për më tepër as që diskutohet përgjegjësia morale a individuale e ligjëvënësit gjerman me atë shqiptar. Mjafton të kujtoni se si u ndryshua Kushtetuta e vendit me firmën e deputetëve të listës. Kjë ndodhi në janarin e vitit të kaluar thjesht për të përmbushur tekat Edi Ramës për reformën zgjedhore për gjoja listat e hapura dhe dëshmorët e atdheut. Një kuvend me 122 deputetë, kur duhej 140, nga ku 106 votuan pro Edi Ramës. Ky ishte një nga ndëshkimet më të mëdha politike, që asesi nuk mund të krahasohet me përgjegjësinë morale midis ligjëvënësit shqiptar dhe atij gjerman. Ndaj duhet thënë se gjoja kundërshtisë së atëhershme nga Lulzim Basha, po i del boja sot, pas konfliktit me Ilir Metën.
Lulzim Basha nuk po bën asgjë, po na përfundon tabllonë e kërkuar nga Edi Rama menjëherë pas fitores së zgjedhjeve të këtij viti, atë që Lulzim Basha të distancohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Ajo që të bën përshtypje, është marria e shtypistave të krahut të Ramës karshi Ilir Metës. Megjithëse e kanë shkarkuar si moralisht ashtu edhe votë, dhe mezi presin janarin kur Gjykata të vendosi për nismën e tyre, na publikojnë njëmijë e një të zeza për presidentin, por kurrë nuk gjetën një të tillë tek Edi Rama.
Njëmijë e një të zeza për Sali Berishën por kurrë nuk e panë një të tillë tek Edi Rama. Ato për Lulzim Bashën, i paketuan se kushedi kur u duhen rishtas. Luli tani nuk është më gjumash, nuk është më Sali Berisha, por një ”europian” i cili mendon për vedin. E gjitha nuk është asgjë tjetër, por riformatimi i një lufte të ashpër politike me katër emra që sigurisht nuk përbejnë asgjë të re për shqiptarët. Klima ideale do të ishte që të ishin emra komplet të rinj, por është e pamundur të ndodhi. Arsyet janë të shumta. Por mbi të gjitha, ajo përgjegjësia individuale e politikanit shqiptar që kurrë nuk njohu dorëheqjen. Sot si e majta apo e djathta janë dy bastione të vdekur për shkak të vrasjes së vendimarrjes me votë kolegjiale.
E kanë konsideruar fuqizimin e njëshit si diçka që do krijonte kushte optimale për ekonominë, drejtësinë, liritë dhe të drejtat e njeriut. Mjafton të mos vi iksi në pushtet, le të vrasi e të presi sa të dojë ky që kemi etj. Për rrjedhojë shqiptarët nuk kanë të drejtë të votojnë presidentin, Nuk kanë lista të hapura, nuk votojnë të preferuarit e tyre realë nga zona a qyteti ku jetojnë. Madje nuk ndihen të përfaqësuar aspak për shkak edhe të reformave të dhunshme territoriale. Nuk kanë një qeveri që t’ua ndërtojë shtëpitë jo vetëm kur i shëmb tërmeti, por thjesht edhe në normalitet social. Banesat publike janë një nocion i harruar ose edhe një nocion me përqindje ku shifra faktike ka përpara një batalion me zero etj. Pa përmendur faktin që kanë një përkrahje sociale, lëmoshë, jo ndihmë sociale, por lëmoshë. Pa shkuar tek fakti tjetër se pavarsisht se ku ndodhen, nga emigrimi, nuk kanë të drejtën e votës.
Madje, emigrantët janë një kërcënim nëse ata kontribuojnë për demokracinë në vendin e tyre. Sot Lulzim Basha e vulosi premtimin e karshi Ramës, distancimin politik nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Konfirmimin e një qeverisje të tipit gjerman.
Megjithëse në Gjermani si Merkeli atëhere, si Horst Shefër e arritën kourumin përmes votës kolegjiale, jo vetos personale. Në Shqipëri ndodh tërësisht e kundërta, vendos Rama me Bashën por jo vota kolegjiale, sidomos e të të djathtëve.
Pyetjes se çfarë do të bëje sikur Berisha të mos i bënte ato që po premton, po i përgjigjem thjesht, do i bija kokës sikur edhe i kam rënë./CNA.al
Të përfshihesh në përballjen Berisha – Basha është e paevitu...
Nga Dr. Arian Starova, Ish- Ministër i Jashtëm Kryetar i Sho...
Kot e kanë dënuar aq rëndë me mospirje kafeje ambasadoren am...
Nga Avenir Peka Prej më shumë se dy muajsh Lulzim Basha përd...
Ka më shumë se një paradoks në atë që po ndodh në Partinë De...
Krimi i fundit monstruoz i një vrasësi manjak 38 vjeç kundër...
FJALE ZEMRE (Nga Ilir Vrenozi)Kur i bashkohesh një luftë, i ...
Nga Luan Rama Profile artistësh: DY PUNË TË PAMBARUARA, SI V...
Ditët e fundit, kryetari ende në detyrë i PD Lulzim Basha ë...
Në fillim tha se, çështja Berisha kishte qënë një nga vendim...
Dëgjova mbrëmë Gazmend Bardhin në një debat televiziv,i cili...
Zonja Duma prej dy ditësh ka filluar t’i lëshojë mesazhe per...
Nga Azmi StringaKa bërë veprime brilante. S’ka lidhje me Ber...
Një material i publikuar nga mediat ditët e fundit, tregon s...
Sot gazetari dy lekësh i Lulzim Bashës, njeriu që deri dje i...
MATEO I VOGËL QË NUK ËSHTË MË DHE NE TË GJALLËT QË FLASIM PO...
A mund rikthehet dënimi me vdekje, duke u votuar me referend...
Nga Ndriçim KullaSiç po kuptohet Lulëzim Basha po tenton që ...
Nga Avni NezajLajmi se në Kosovë u zhvilluan zgjedhjet lokal...
Nga Zef ZefiNarrativa e parë është “mitralimi armik” anti-op...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...