LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Miron Çako/ A na e zgjidh problemin vetëm dënimi me vdekje?

22 Nëntor 2021, 09:02, Opinione CNA
Nga Miron Çako/ A na e zgjidh problemin vetëm dënimi me vdekje?

Krimi i fundit monstruoz i një vrasësi manjak 38 vjeç kundër një fëmije 8 vjeçar në fshatin Grecalli, patjetër i ka tronditur të gjithë qytetarët e përgjegjshëm. Prindërit dhe të afërmit e të ndjerit të mbushur me zemërim nga dhimbja pa ngushëllim po kërkojnë bashkë me mijëra firmëtarë nga shteti drejtësi kundër kriminelit monstër deri në ndëshkim kapital, me vdekje.

Në Shqipëri dënimi i fundit me vdekje me varje në mes të qytetit të Fierit ka ndodhr në 25 qershor viti 1992 për vellëzërit Cuko që masakruan familjen Puto në Libofsh. Ndikuar nga legjislacioni penal si në vendet e tjera të Bashkimit Evropian dënimi me vdekje në legjislacionin shqiptar është hequr zyrtarisht për të gjitha rrethanat në vitin 2007. Sot në botë dënimin me vdekje e aplikojnë 58 vende të ndryshme të botës.

Rikthimi i dënimit me vdekje në Shqipëri është një çështje penale që ha debat në shoqërinë tonë të ?emancipuar?.

Sipas Biblës njeriu është krijesë e Perëndisë (Zanafilla 1-26) dhe askush nuk ka të drejtë të marri jetën e njeriut vetëm Ai që e krijoi. Por sipas Biblës për vrasësit që marrin jetë njerëzish dënimi me vdekje na thuhet tek Libri i Zanafillës: ?Cilido që derdh gjakun e një njeriu, gjaku i tij do të derdhet nga një njeri, sepse Perëndia e ka krijuar njeriun simbas shëmbëlltyrës së tij?( Zanafilla 9-6).

Tek Dekalogu na thuhet: “Mos vrit”( Eksodi 20-13). Kuptimi i gjerë i porosisë është mos vrit pa shkak, pa arsye, për interesa dhe hakmarrje personole, por ligji nuk përjashton asnjëherë vrasjen në rrethanat e mbrojtjes personole, të familjes, vendit.

Ligji i urdhëronte gjyqtarët si përfaquesit e shtetit të bënin gjykimin e drejtë kundër vrasësit: ?Në qoftë se dikush vret një person, vrasësi do të vritet në bazë të deponimit të dëshmitarëve; por nuk do të dënohet askush në bazë të deponimit të një dëshmitari të vetëm. Nuk do të pranoni asnjë çmim për shpengimin e jetës së një vrasësi që është dënuar me vdekje, sepse ai duhet të vritet.? (Numrat 35 -31-32)

Ky ligj Hyjnor i kushtëzon gjyqtarët që të mos guxojnë ta lirojnë vrasësin, sepse mbajnë mbi veten mëkatin e vrasjes dhe në sytë të Perëndisë ai gjyqtar është bërë bashkëvrasës me kriminelin e liruar.

Vrasësi i papenduar duhet të dënohet këtu në tokë si shprehje e zemërit të drejtë të Zotit: ?Sepse zemërimi i Perëndisë zbulohet nga qielli për çdo pabesi e padrejtësi të njerëzve.? (Romakëve 1-18)

Dënimi i kriminelit edhe në qoftë se do i shpëtojë drejtësisë njerëzore nga fshehje apo korrupsioni gjyqsor, nuk do t?i shpëtojë dot asaj hyjnore të Zotit i cili do ti gjykojë pa mëshirë dhe do t?i japë shpërblimin e merituar me mundime të përjetëshme , kriminelit, pedofilit, vrasësit të papenduar,Zoti e thotë qartë: ?Kurse .. të neveritshmit dhe vrasësit …pjesa e tyre do të jetë në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur, që është vdekja e dytë.?( Zbulesa 21-8)

Prandaj urdhëresa Hyjnore: ?Mos vrit: (Eksodi 20-13) sëbashku me urdhërin: “Vrasësi që meriton vdekjen le të vritet” (Numrat 35 31-32) janë ligje Hyjnore rregullatore shekullore për shoqërinë njerëzore mëkatare që ajo të mos të kthehet në një xhungël,pa ligje dhe respektimin e jetës njerëzore ku njeriu të hajë njeriun, por edhe hakmarja personale duhet të menaxhohet dhe të  jetë institucionale që është mbi palët dhe emocionet, por bënë gjyqin e drejtë kundër vrasësit sipas kodit penal të çdo vendi.

Problemi është se këta individ me deviacione mendore dhe instiktive të pamenaxhushme, si vrasës, manjak, pedofil po shohim me trishtim se po shtohen si një rrezik pontecial në shoqërinë tonë si një fenomen antisocial nga shumë faktor dhe veçanërisht nga tolerimi dhe përdorimi gjithnjë e më shumë i lëndëve narkotike, ose mediatizimi gjithnjë e më shumë i seksualitetit, pornografisë, filmave me skena dhune dhe horror në çdo orë , deri tek lajmet ku kronika e zezë e krimit është bërë lajmi dhe ushqimi i përditëshëm.

Këto faktorë negativ amoral dhe çnjerëzor kanë impakt tek të gjithë qytetarët si të rritur dhe fëmijë, sepse e para pa kuptuar ne si shoqëri humbasim moralin dhe ndjeshmërinë ndaj krimit duke e toleruar atë që pastaj na prek personalisht, e dyta gjithmonë ka njerëz mes shoqërisë që nga keqrritja, dobësia psiqike dhe ligësia e trashëguar dhe e fituar nga mëkatet e tyre nuk i menaxhojnë dot instiktet seksuale dhe vrastare që zgjohen sidomos nga shikimi i shpeshtë i akteve të pamoralshme dhe vrastare që sot janë lehtësisht të aksesushme.

Në qoftë se këta individ të dobët dhe me prirje deviante morale, sociale nuk menaxhohen me seriozitetin dhe kujdesin e duhur nga shoqëria, institucionet e reabilitimit  dhe ndëshkimi i drejtë sipas kodi penal kur gabojnë, ata duke pasur rrugën e lirë shkojnë keq e më keq sa  bëhen pastaj me probleme psikologjike,patologjike të mëdha, sa shkojnë deri në krime të frikshme seksuale dhe vrastare, madje edhe brenda shtëpisë së tyre.

Ky fenomen anti-human nuk duhet kërkuar vetëm tek ata, si vrasës, pedofil, përdhunues dhe manjakë sikur janë të lindur apo të keq edukuar, por tek e gjithë shoqëria jonë që dashje padashje e kriminalizojmë jetën tonë me veprime armiqësore ndaj njëri-tjetrit, si nga shtetari i papërgjeshëm, gjykatësi dhe avokati i korruptuar, polici harbut, mësuesi abuzues, mjeku antihuman, tregtari matrapaz, qytetari i pandershëm dhe indiferent etj kategori si këto.

Prandaj kur indiferenca qytetare po shtohet, toleranca shtetërore edhe ulja e  ndëshkimit penal nga gjyqësori ndaj kërtyre krimeve dhe kriminelëve, ku shumë prej tyre bredhin të lirë mes njerëzve, kjo patjetër e ka shtuar numrin e rasteve të abuzimeve dhe krimeve edhe ndaj fëmijëve, ku vetëm në këtë vit numërohen 162 të dhunuar abuzuar seksualisht, 63 prej këtyre nga familjarët e tyre dhe të vrarë si rasti i fundit që u vra çnjerëzisht nga komshiu.

Dënimi kapital që e meritojnë këta kriminelë, mendoj nuk do të zgjidhte përfundimisht problemin në qoftë se ne nuk do kuptojmë edhe diçka shumë esenciale, sepse këta ekzistojnë jo vetëm si produkti negativ shoqërisë , por sepse në botë ekziston padukurisht edhe djalli njerivrasës, që është shkaku i çdo të keqe dhe krimi çnjerëzor.

Këta njerëz nuk janë thjeshtë të çmendur, por janë të poseduar, të demonizuar. Tek këta njerëz, nga mëkatet e prindërve dhe mëkatet dhe krimet  e tyre, ka marrë të drejta djalli, që i ka futur në në një rreth vicioz nga krimi në krim dhe sado masa penalizuese apo edhe terapi mjeksore, trajtim psikologjik do të marrin, ,ata përsëri do mbeten të tillë, sepse djalli që është brenda tyre nuk largohet me urdhërin e psikiatrit apo psikologut, por vetëm me urdhërin e Zotit: ?Unë po të urdhëroj (djall) dil prej tij dhe mos hyr më kurrë tek ai!?(Marku 8-9)

Vetëm në qoftë se këta njerëz pendohen dhe do kërkojnë ndihmën e Zotit atëhere ka shpresë për shpëtim dhe çlirim nga demoni që të mos t?i përdorë përsëri si vegla të ligësisë së tij çnjerëzore.

Prandaj në qoftë se ne duam t?i korrigjojmë dhe shërojmë këta individë është e domosdoshme që nëpër burgje edhe spitale psikiatrike, ku qëndrojnë dhe trajtohen me taksat tona  duhet të ketë jo vetëm mjek, psikolog, por edhe klierikë, që t?i drejtojnë këta njerëz me besim e pendim drejt Zotit, sepse Zoti si njeridashës, që do shpëtimin edhe të këtyre kriminelëve apo manjakëve.Ai thotë: ?Unë nuk kënaqem me vdekjen e të pabesit, por që i pabesi të ndryshojë rrugën e tij dhe të jetojë? ( Jezekieli 33 -11).

Edhe pse këta individë duken të pashpresë për shërim nga ana njerëzore, përsëri Zoti thotë: ?Ajo që për njerëzit është e pamundur, është e mundur për Perëndinë?. (Matheu 19:26).

Kërkimi i dënimit me vdekje vetëm si shprehje e urrejtjes kundër një krimineli për krimin e tij të shëmtuar vetëm si hakmarje personale, pa dëshirën dhe përpjekjen e të viktimizuarve dhe shoqërisë që këta njerëz të pendohen dhe të mund koorrigjohen, prodhon një krim tjetër, ku krimineli bëhet viktima dhe viktima kriminalizohet.

Në këtë situatë djalli armiku ynë i përbashkët përsëri ka fituar kundër njerëzve duke i lënë në armiqësi në hakmarrje dhe gjakmarrje si një reth vicioz të gjallët, por dëmton edhe shpirtrat të cilët gjykohen nga drejtësia e Zotit mbas vdekje: ?Sepse të gjithë ne duhet të dalim përpara gjykatores së Krishtit, që të shpaguhet gjithësecili për ato punë që ka bërë me anë të trupit, qoftë mirë, qoftë keq?.(2 Korinthasve 5-10)

Hakmarrja e të gjallëve që duan ta përmbushin me çdo kusht vdekjen e kriminelit për paqtimin e shpirtrave të viktimizuar, kur është personale, dhe jo institucionale mund të përfundojë me një krim të ri që të penalizon , por ky krim i ngarkohet edhe shpirtit të të vdekurit dhe kjo barrë e vështirëson atë shpirt që gjykohet nga Zotit, i cili na thotë: ?Mua më përket hakmarrja, unë kam për të shpaguar, thotë Zoti” (Romakëve 12 -19).

Ne të gjithë jemi mëkatar:?Sepse të gjithë kanë mëkatuar dhe nuk e kanë arritur lavdinë e Perëndisë? (Romakëve 3:23) dhe për këtë meritojmë ndëshkim Hyjnor, prandaj nga ana personale Zoti na kërkon një kusht për faljen e mëkateve tona por edhe të afrmëve tanë që Zoti po i gjykon: ?Sepse në qoftë se ju ua falni njerëzve gabimet e tyre, Ati juaj qiellor do t’jua falë edhe juve; por në qoftë se ju nuk ua falni njerëzve gabimet e tyre, as Ati juaj nuk do t’ua falë juve gabimet tuaja.(Matheu 6 12-15)

Kjo nga ana personale dhe e shoqërisë nuk do të thotë kapitullim përpara krimit dhe kriminelëve, sepse Zoti na ka ndaluar nga hakmarrja personale por ka urdhëruar autoritet shtetërore si shërbëtorë të të Zotit të bëjnë drejtësi sipas ligjeve dhe kodit penal, ashtu siç apostull Pavli na thotë: ?Eprori (shteti ) është shërbëtor i Perëndisë për ty për të mirë; por po të bësh të këqija, druaj, sepse nuk e mban kot shpatën; sepse ai është shërbëtor i Perëndisë, hakmarrës plot zemërim kundër atij që bën të keqen?.(Romakët 13-4)

Disa njerëz bëjnë fajtor Zotin kur ndodhin fatkeqësi edhe krime të tilla, ata në dëshpërim e sipër  thonë: ?Pse o Zot nuk më ndodhi kjo gjë mua, çfarë faji kishte fëmija im??

Zoti u përgjigjet me heshtjen e tij: ?Unë këtu isha, por ju ku ishit??

Në të vërtet fatkeqësisht ne si shoqëri jemi larguar shumë nga Zoti, jemi bëri jo vetëm apostatë dhe ateistë, që nuk interesohemi për besimin, por edhe okultistë, blasfemues kundra Zotit.

Çdo ditë me ndërgjegje i shkelim  porositë Hyjnore dhe bëjmë atë që është e keqe në sytë e Zotit duke bërë punët e djallit sikur ai të ishte ati ynë, ashtu si Krishti na kujton: ?Ati juaj është djalli dhe ju doni të bëni vullnetin e atit tuaj?( Joani 8-44) .

Zoti nuk hakmerret me ne, por na lë të lirë në zgjedhjen tonë me egoizëm eusforik. Kjo situatë sipas ligjeve shpirtërore i jep automatikisht të drejta djallit mbi jetët tona dhe fëmijëve tanë, duke na mbushur me energji negative ndaj njëri- tjetrit dhe urryer njëri-tjetrin.Kjo urrejtje diabolike patjetër kur gjen vend  prodhon produkte të tillë çnjerëzore, kriminale, sespe: ?Ai (djalli) ishte njeri-vrasës që nga fillimi.? (Joani 8 -44)

Mbrojtja më e mirë në këtë shoqëri të prishur moralisht dhe të çfazuar mendërisht nga apostazia dhe mëkatet nuk është e rëndësishme vetëm vendosja e rendit  të fortë apo edhe rikthimit e dënimit me vdekje për kriminelë të tillë, sepse kjo shoqëri në këtë gjëndje amorale dhe armiqësore patjetër do prodhojë gjithnjë e më shumë të tjerë të sëmurë mendorë, manjakë, pedofilë, kriminelë,prandaj na nevoitet urgjentisht pendimi dhe besimi tek Zoti, i cili na shpëton dhe na mbron nga i ligu dhe veglat e tij, kurse fëmijët i mbron besimi dhe lutja e prindit.

Ai prind që beson dhe i lutet Zoti për vete apo për fëmijën, kurrë e keqja nuk do ta gjejë të papërgatitur, madje ajo as do ta prek dot atë dhe fëmijën e tij, sepse psalmisti na siguron: ?Duke qenë se ke thënë: “O Zot, ti je streha ime, dhe e ke bërë Shumë të Lartin strehën tënde, nuk do të të gjejë asnjë e keqe, asnjë plagë nuk do t’i afrohet çadrës sate. Sepse ai do të urdhëroi Engjëjt e tij të të ruajnë në të gjitha rrugët e tua.? (Psalmi 91: 9-11)

Kur një fëmijë pagëzohet në Kishën Orthodhokse në emrin e Krishtit, Zoti i dërgon engjëll rojtar që e mbron ditën dhe natën nga djalli, të ligjtë dhe rreziqet e papritura. Prandaj edhe besimtarët orthodhoks i luten engjëllit rojtar çdo ditë: ?O engjëll i shenjtë, mbrojtës i shpirtit tim të mjerë dhe i jetës time të vuajtur ?mos i lësho vend djallit të lig për të pushtuar dhe sunduar trupin tim.? (Urata e engjëllit mbrojtës)

Dikush ka thënë : ?Në qoftë se nënat do luteshin Zonjës Shën Marisë Nënës së Zotit Jisu Krisht për fëmijët e tyre, kriminelët nuk do ishin kaq shumë dhe nuk do zotëronin në këtë masë që e zotërojnë sot botën?.( Autor anonim)

Prindër, jo vetëm që duhet të keni shumë kujdes dhe t?i mbroni fëmijët tuaj nga shumë rreziqe që ka shoqëria sot, por duhet ta dini se edhe të vetëm nuk mund t?ja dilni dot t?i prindëroni, edukoni dhe mbroni fëmijët tuaj nga shumë reziqe të dukshme dhe të padukshme, duhet të luteni Perëndis për fëmijët dhe t?i çoni tek Zoti, që ju thotë ju prindërve: ?Lërini fëmijët të vijnë tek unë dhe mos i pengoni? (Matheu 19-14)

Kurse për ata që i skandalisin dhe u bëjnë keq fëmijëve, i dhunojnë, abuzojnë ,i vrasin Zoti ju thotë me zemërim: ?Ai që do të skandalizojë një prej këtyre të vegjëlve që besojnë tek unë, do të jetë më mirë për atë t?i varet në qafë një gur mulliri dhe të zhytet në thellësi të detit? (Matheu:18;6-7)./  CNA.al

Lajmet e fundit nga