web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ktheni sytë nga të përndjekurit”/ Deputeti-Qeverisë: Ndalni makinat e luksit

25 Nëntor 2021, 10:36, Politikë CNA

Deputeti i PD, Bujar Leskaj, teksa në Kuvend diskutohet buxheti 2022, ka apeluar që të kthehen sytë nga të përndjekurit.

Sipas tij 60% e borxhit për të ish të përndjekurit politik nuk është shlyer.

Leskaj i ka bërë thirrje Qeverisë që të reduktojë shpenzimet e luksit për mobilim zyrash apo makina të reja dhe të rikthejnë në vëmendje të përndjekurit.

?Për 12 vitet e ardhshme ky borxh që ja kemi për ish të përndjekurve kjo shumë do të dyfishohet. Thirrni ndërgjegjes tuaj si deputet larg fjalës politike. Ne kemi të bëjmë me detyrim ligjor dhe kushtetues që ka zanafillën tek parlamenti i parë pluralist, në shtator 1991. Parlamenti i asaj kohe i jepte pafajësi gjithë atyre të dënuarve për arsye politike të komunizmit. Ata i rezistuan diktaturës dhe ne krenohemi për ata. Vlen të theksoj që 60% e borxhit për të ish-përndjekurit nuk është shlyer. Ku do gjendet shuma për 9 miliardë lekë? Me 3 miliardë lekë ju mund ti shkurtoni për mobilim zyrash apo makinash luksi. Jemi në një kohë krize dhe duhen të reduktohen shpenzimet për të shlyer 60% të borxhit?, tha Leskaj./CNA.al





Lajmet e fundit nga