LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Largimi i Bashës është domosdoshmëri”/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar i numëron dështimet

25 Nëntor 2021, 08:35, Politikë CNA
“Largimi i Bashës është domosdoshmëri”/

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri thekson se largimi i Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike, është domosdoshmëri.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri numëron dështimet e Lulzim Bashës.

Sipas tij, në 8 vite PD është goditur pa fund nga zgjedhjet e brendshme duke ja faturuar bazës dështimet.

?Të shumtë ata që janë duke ?kërkuar falje? që kanë mbështetur Lulzim Bashën!

Po sikur të kërkojë falje edhe Lulzim Basha, a do ktheheshin aty ku ishim në shtator?!

Kjo ?falje? vlen për 11 Dhjetorin, por për të shkuar në zgjedhjet lokale dhe ato të përgjithshme a vlen? Nëse Basha do kishte bërë vetëm një gabim apo faj si do ta quajmë, që falja pranohet?!

Por nëse në 8 vite PD është goditur pa fund nga zgjedhjet e brendshme duke ja faturuar bazës dështimet, falet reforma territoriale, ?amnistohet? Rama në 2017 duke i dhënë fitoren, digjen mandatet e dorëzohen bashkitë e ndryshimet kushtetuese që hoqen koalicionet e deri tek personalizimi i çdo vendimi të gabuar, nuk kemi të bëjmë me ?një gabim? apo ?faj? por me dështime të qëllimshme!

Kush kërkon falje apo i peërgjigjet drejtpërdrejtë siç bën Meta duhet të na thotë nëse bashkëpunuan në faj apo e mbështeten Bashën nga padija?!

Bashkëpunimi në gabim apo më keq akoma në faj të bën bashkëpërgjegjës!

Por më keq se kaq, dikush që nuk hapi gojë 4 vite nga 2017 e deri në 26 prill të 2021 del e thotë ?e kërkova i pari dorëheqjen e Bashës? duke bërë për budallenj të gjithë ata që 4 vite rresht kërkuan largimin e Bashës dhe reformimin e PD si e vetmja rrugë drejt fitores!

Nëse e ardhmja ndërtohet mbi hipokrizinë e të shkuarës dhe të sotmes, është e dënuar të jetë një e ardhme hipokritike!

Lulzim Basha pas 11 dhjetorit do largohet nga kreu i PD! Kjo është domosdoshmëri! Kush mendon të kundërten është më fajtor se Basha vetë në rrugen e shkatërrimit të opozitës! Çështja qëndron se çdo ndodhë pas largimit të Bashës.

A do i rikthehemi cikleve që na çojnë në ?Bashë? të tjere apo do e lëmë pas këtë ?cikël hipokrizish pa fund??!

Demokracia nuk është vetëm procedure por besim tek vlerat e lirisë që nuk ngrihen mbi kompromise pas kompromisesh e përfundojne me ?një me fal?!!!

Jo!?-shkruan Edvin Kulluri./CNA.al

Lajmet e fundit nga