LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fermerët flasin pas takimit me Ramën/ Protesta nuk do të ndalet

25 Nëntor 2021, 09:50, Politikë CNA
Fermerët flasin pas takimit me Ramën/ Protesta nuk do të ndalet

Fermerët e Lushnjes e kanë zhvendosur protestën përpara Kuvendit, për të kundërshtuar paketën e re fiskale, e cila pritet të miratohet sot.

Në hyrje të Kuvendit kanë takuar kryeministrin Edi Rama, i cili i ka ftuar të hyjnë brenda në Kuvend që të zhvillojnë një takim.

Ndërkohë, pas përfundimit të takimit me Ramën, fermerët kanë paralajmërjuar se protesta nuk do të ndalet deri në gjetjen e një zgjidhje.

?Nuk duhet të na ofendojnë. Shqiptarët duhet të uashqehen me prodhimet e tokave shqiptare. Po nuk pati zgjidhje protesta do vazhdojë. Shpresojmë nga kryeministri të kemi zgjidhje.  

Zoti kryeministër tha do takohemi në vazhdim që të bisedojmë më mirë?-tha një ndër fermerët, në një prononcim për mediat.

Ndërsa Kryetari i Shoqatës së Fermerëve të Bashkuar Eduart Sharka ka deklaruar se kryeministri nuk ishte shumë i informuar për problemet e tyre.

Sharka tha se kanë rënë dakord që të takohen në vazhdim dhe të diskutojnë për problematikat e fermerëve.

?Ne pranuam këtë takim sepse përfituam nga rasti pasi prej muajsh nuk kishim asnjë shenjë. Kryeministri është i painformuar. I thamë kryeministrit për ndryshimin e mënyrës së shkuarjes te fermerët. Ndamë shumë këndvështrime të tjera.

Mendojmë që qeveria nuk e njeh gjendjen reale. 30% e fermerëve sivjet nuk kanë porositur për të mbjellë vitin e ardhshëm. Ramë dakord që cilësia e inputeve bujqësore është e pagarantuar. Na thërrasim për të dëgjuar dhe flasin ata. Duhet unë që të tregoj se çfarë vështirësish kam. I thamë kryeministrit ta dëgjojë nga ne kontekstin real. Pas disa debateve ramë dakord që të ulemi dhe të flasim?, tha Sharka./CNA.al

Fermerët në protestë para parlamentit/ Rama i fton në takim: Të vijë dhe ai që ngriti gishtat

Lajmet e fundit nga