LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi "qan" për fermerët në Kuvend/ Kërkesa për Ramën

25 Nëntor 2021, 10:15, Politikë CNA
Kryemadhi "qan" për fermerët në Kuvend/ Kërkesa

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi pas një ?zhdukje? të gjatë mediatike, sot është shfaqur në se seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

Por, ajo që vihet re është se tashmë nuk kemi një Monika Kryemadhi, që kërcënon Ramën se do ?t?i hajë? veshin, por kryetarja e LSI-së ka zbutur tonet.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Kryemadhi është ndalur tek situata e fermerëve për të cilët tha se janë në vështirësi.

Ndërsa ?qau? hallin e fermerëve dhe vështirësive të tyre, Monika Kryemadhi i drejtoi edhe disa kërkesa kryeministrit Rama, një ndër të cilat ishte rritje e subvencionit.

“Unë si Monika Kryemadhi kam marrë përsipër të paraqes 3 amendamente për projekt buxhetin dhe paketën fiskale për bujqësinë. Sot më shumë se kurrë fermerët janë në një situatë të vështirë.

Konkurenca është bërë e padrejtë por edhe e vështirë, duke parë subvencionet që kanë vendet e rajonit në krahasim me Shqipërinë.

7 miliardë është totali i shpenzimeve buxhetore, ku dhe vetë Rama i ka bërë propagandë dhe një publicitet të jashtëzakonshëm. Por, kjo shifër nuk është e vërtetë. Duke e parë në detaje, në fakt është vetëm 3.6 mld.

Pra, rreth 18 milionë euro.

Ajo që kërkojmë ne është të shtohet ndihma për fermerët, në 7.1 miliardë, siç e trumbeton dhe vetë qeveria.

Kjo është plotësisht e mundur dhe fermerët e kanë të domosdoshme këtë ndihmë. Duke pasur parasysh situatën, fermerët e kanë të domosdoshme. Dy amendamentet e tjera kanë të bëjnë me paketën fiskale. Kur hoqëm TVSH ndryshimi i çmimeve të imputeve ishte zero, por ta rikthesh atë sërish do të thotë t?ia rrisësh çmimin. Kjo rritje e TVSH pa u konsultuar me fermerët do të ketë impakt të drejtpërdrejt. Do të ishte gjë e mirë për ta parë me pozitivitet, sepse është më e rëndësishme për të parë gjërat me syrin e hallexhinjve.

Një nga pikat e tjera është dhe shfuqizimi i pikës C. Kjo do të thotë që të gjithë fermerët që blejnë makineri prej 10 mijë eurosh, duhet të paguajnë 12 mijë euro. Ajo që ne diskutuam dhe thanë parafolësit, heqja e TVSH për ato që kanë investime mbi 500 mln të ardhura. Shumica e tyre nuk kanë mundësi të financojnë këtë shifër.

Duke kërkuar të votoni këto tre amendamente do të bëni të mundur shanse dhe hapësira për fermerët, e duke pasur parasysh që 52% e shqiptarëve jetojnë me bujqësi. Të fillojmë të mendojmë për ta, sepse ulja do të vijë po këtu, do të vijë edhe konkurrenca e drejtë në rajon dhe më e rëndësishmja të krijojmë hapësira më shumë për ta stimuluar këtë sektor?-tha ndër të tjera Kryemadhi./CNA.al

Lajmet e fundit nga