LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të rinjtë në mbështetje të Berishës/ Arjan Curri: Basha mori një goditje të madhe

8 Nëntor 2021, 21:25, Politikë CNA

Arjan Curri, ka komentuar Foltoren e Sali Berishës me të rinjtë e FRPD-së ditën e djeshme.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Curri tha se në këtë Foltore pati një numër të lartë pjesëmarrësish.

Sipas tij kjo është një goditje për Lulzim Bashën, veçanërisht nëse pjesëmarrësit janë shumicë.

?Nëse këta janë shumica është goditje për Bashën. Po presim edhe ne nga do të vejë ky muhabet dhe si do të ndahet. Nëse janë shumica të rinjtë, Basha e ka shumë të vështirë këtë punë. Rinia të fshin, po të jetë shumicë! Ai do të rrijë, për të ndenjur, por varet si i ka numrat brenda?, tha Curri./CNA.al

Lajmet e fundit nga