LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Djegia e plehrave po shkatërron shëndetin e njerëzve”/ Deputeti ngre alarmin

8 Nëntor 2021, 20:36, Politikë CNA
“Djegia e plehrave po shkatërron shëndetin e

Deputeti i Partisë Demokratike Isuf Çelaj ka ngritur alarmin sa i takon mbeturinave në Tropojë, zonën ku ai ka marrë votëbesimin e qytetarëve.

Gajtë fjalës së tij në Kuvend, Çelaj deklaroi se qytetarëve në këtë zonë po u dëmtohet shëndeti për shkak se sipas tij pushteti i papërgjegjshëm lokal po e shkatërron këtë natyrë duke djegur mbetjet urbane.

Ai theksoi se dy muajt e fundit situata është bërë më kritike, pas djegin vend grumbullimin e mbetjeve pa menduar aspak për ndotjen e natyrës së mrekullueshme të Tropojës dhe as për shëndetin e tropojanëve.

Fjala e plotë:

Marrë shkas  nga shoë i rradhës i KM dje për pastrimin e trajtimin e plehrave e mbetjeve nga ana e Bashkive me shpresën se shqetësimi i tyre  do të dëgjohet nga KM dhe institucionet e tjera përgjegjëse për të bërë të mundur financimin e këtyre projekteve dhe zgjidhjen e këtyre  dy problematikave të cilat ndikojnë direkt në  jetën e banorëve të Tropojës!

Tropoja prej kohësh është kthyer në një nga destinacionet kryesore turistike për qytetarët nga e gjithë Shqipëria dhe nga turistët prej katër anëve të botës.

Dhe kjo jo pa arsye.

Natyra dhe cilësia e jetës falë kësaj natyre, janë burimi kryesor i kësaj dyndje turistike në Tropojë.

Por, ka rreth 2 vite që këto dy dhurata të Zotit,  janë goditur rëndë duke e kthyer këtë mrekulli natyrore në një zonë të ndotur e të rrezikshme për shëndetin e banorëve e të turistëve.

Kam pasur në  vazhdimësi shumë ankesa nga banorët  e Tropojës këto kohë se si natyra fantastike është tretur në tymin e ndotjes.

A e dini se pse?

Sepse pushteti i papërgjegjshëm lokal po e shkatërron këtë natyrë duke djegur mbetjet urbane.

Kjo ka sjellë një katastrofë natyrore.

Reja e tymit të plehrave është bërë pjesë e pandarë e Tropojës, duke e shndërruar qytetin e Bajram Currit dhe zonat përreth, përfshirë këtu zonat turistike, në një zonë të kuqe sa i përket nivelit të ndotjes.

Banorët thonë se jeta është bërë e vështirë pasi tymi ndotës është kthyer në rrezik për shëndetin e qytetarëve.

Situata është bërë e padurueshme dy muajt e fundit, sepse bashkia e pavotuar e  Rilindjes me drejtuesit e paligjshëm në vend që t’u japin zgjidhje banorëve për mbetjet, kanë zgjedhur katastrofën: djegin vend grumbullimin e mbetjeve pa menduar aspak për ndotjen e natyrës së mrekullueshme të Tropojës dhe as për shëndetin e tropojanëve.

Është e trishtueshme të shohësh sesi kjo perlë e natyrës të shndërrohet në një burim sëmundjesh e ndotjes që do të jenë të parikuperueshme për vite e vite.

Kjo situatë  e rëndë do të dëmtojë rëndë faunën dhe mjedisin e kësaj zone, ndërsa turizmi do të marrë një goditje të paimagjinueshme.

Ndaj sot nga kjo foltore dua ti them kësaj qeverie që të kthejë sytë nga Tropoja.

Të merren masa urgjente për trajtimin e mbetjeve duke ndaluar në mënyrë urgjente katastrofën mjedisore që po ndodh.

Është koha t’i japim fund tymit të korrupsionit e papërgjegjshmërisë së pushtetit të vjedhur të Tropojës./CNA.al

Lajmet e fundit nga