LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“PD ka nevojë për garë reale”/ Kulluri zbulon arsyen, pse vendosi të kandidojë

8 Nëntor 2021, 21:32, Politikë CNA
“PD ka nevojë për garë reale”/ Kulluri zbulon arsyen,

Kandidati për Kryetarin e Partisë Demokratike Edvin Kulluri është shprehur se Partia Demokratike ka nevojë për një garë të hapur.

Në një intervistë televizive , Kulluri shprehet se me Bashën ka pasur debate të forta politike, ndërsa shton se qëndrimi i tij ndaj Kryedemokratit u bë shtysë që të kandidojë për kryetar.

?Jemi në një stad tjetër të krizës në PD. Gara nuk ka kuptim nëse nuk përballesh me kundërshtarin dhe nëse nuk je më i mirë se kundërshtari. Unë se shoh këtë garë si një betejë. Me Bashën kemi pasur debat thellësisht politik.

Kjo qëndrueshmëri më shtyu të marrë vendimin për të kandiduar. Koha më dha të drejtë. E rëndësishme është që PD të hyjë në gara reale, me një rivalitet  real idesh pikëpamjesh dhe mbi të gjitha vizioni për të ardhmen. Ne duhet të shkëputemi njëherë e mirë nga protagonizmi personal. Një kryetar partie luan rol të madh. Ai që drejton është koka por një trup i kalbur nuk i shërben kujt.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga