LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Semi tregon gabimin që ka bërë me Bojkenin/ "Dua të kem një jetë timen"

5 Nëntor 2021, 13:55, Lifestyle CNA
Semi tregon gabimin që ka bërë me Bojkenin/ "Dua të kem

Marrëdhënia mes kantautorit të njohur Bojken Lako dhe këngëtares Semi Jaupaj për një kohë shumë të gjatë ka qenë në heshtje dhe nuk është përfolur gjatë. Por hyrja e Semit të emisionin më të shikuar të momentit ?Big Brother Vip? duket se ka zbuluar disa detaje që nuk i kemi ditur.

Kantautori Bojken Lako dhe Semi Jaupaj kishin zgjedhur për shumë vite të mos flisnin për jetën e tyre private, por hyrja e kësaj të fundit në një reality shoë si ?Big Brother?, ka nxjerrë për publikun disa detaje dhe të panjohura nga marrëdhënia e tyre.

Si filli ajo është shprehur se nuk ekziston mundësia e një bashhimi te mundshëm me Bojkenin edhe pse ata kaluan rreth 8 vite bashkë. Ndër të tjera ajo tregoi se këngëtari ishte dashuria e saj e parë dhe se janë njohur kur ajo ishte vetëm 17 vjeç, ndërsa Bojkeni 34.

Së fundmi banorët kanë luajtur me  ?lojën e sinqeritetit?, ku ata duhet t?i bënin pyetje njëri-tjetrit, dhe personi tjetar duhet të përgjigjej në mënyrë të sinqertë. Einxhel e pyeti Semin se çfarë do të ndryshonte në një marrëdhënie tjetër.

?Së pari të kem një jetë timen, në kuptimin që unë nuk kam punuar, nuk kam patur një shoqëri timen krahas shoqërisë së atij, dhe njeriu duhet të ketë një jetë të vetën?, tha këngëtarja, duke nënkuptuar se ka pasur një konflikt të këtij lloji në marrëdhënien e saj me Bojkenin./CNA.al

Lajmet e fundit nga