LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E papritur/ Bieta Sulo komplimenton ish bashkëshorten e Alban Dudushit

5 Nëntor 2021, 10:45, Lifestyle CNA
E papritur/ Bieta Sulo komplimenton ish bashkëshorten e Alban Dudushit

Vajza e Alban Dudushit, në martesën e tij të parë, Joelle Dudushi ishte e ftuar në ?Ftesë në 5? me Bieta Sulon.

Teksa Joel po ndante eksperiencën si aktore në serialin ?Katrori i Pushtetit?, Bieta ka treguar se është e bindur në talentin e saj, duke bërë edhe një kompliment edhe për mamanë e saj, ish gruan e Albanit.

“Vajza e dy prindërve që kanë studiuar për dramë, Nigda Dako dhe Alban Dudushi? Si mund të ndodhte ndryshe??, tha Bieta.

Bieta shpesh herë ka treguar se ka një lidhje shumë të ngushtë me vajzën e Alban Dudushit dhe e konsideron si shoqe të ngushtë. Joelle i shoqëron ata kudo bashkë me Kroi Art, në festa e pushime, duke qenë pjesë e pandarë e familjes.

?E kam shoqe të ngushtë. Bëjmë disa muhabete që jo të gjitha ia themi Albanit. Ka edhe ndonjë kritikë nëpër të, por jo. Nuk e shajmë Albanin, sepse ai është babai më i mirë në botë?. është shprehur Bieta./CNA.al

Lajmet e fundit nga