LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasës me pagesë nga Fieri ekzekutuan ish-policin/ 48 orë pas krimit, policia me “duart lart”

3 Nëntor 2021, 10:03, Kronika CNA
Vrasës me pagesë nga Fieri ekzekutuan ish-policin/ 48 orë pas

Kur kanë kaluar 48 orë nga ekzekutimi i ish efektivit të Policisë, ende nuk ka autorë.

Pista kryesore e hetimeve, është shtrirë tek konfliktet e djalit të të ndjerit, pasi Besnik Reçi, një vit më parë ishte objekt i një atentati, nga ku shpëtoi vetëm pas bllokimit të armës së ekzekutuesit.

Sipas Report Tv, Besnik Reçi, dyshohet të jetë i përfshirë në disa ngjarje kriminale të ndodhura në Fier, Durrës dhe Lezhë, për të cilat është shoqëruar dhe marrë në pyetje nga policia, por nuk është arritur ende provohet implikimi i tij.

Hetuesit dyshojnë se Xhelal Reçi, është ekzekutuar nga vrasës me pagesë,  të cilët mendohet të jenë me pagese mund të jenë nga Fieri, zonë të të cilën është vjedhur dhe makina ti “Toyota” e përdorur nga autoret për të kryer krimin.

Kujtojmë se automjeti u gjet i djegur pranë lumit Milot./CNA.al

Lajmet e fundit nga