LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

‘Shihte në të gjitha dimensionet’/ Lala tregon emrin: Ky është keqbërësi më i fortë që ka pasur Shqipëria

2 Nëntor 2021, 21:32, Kronika CNA

?Të fortit që terrorizuan Shqipërinë?, është tema që po trajtohet sonte në ?Opinion? në sytë e gazetarëve të kronikës.

Gazetarja Klodiana Lala, teksa u pyet se kush është sipas saj, keqbërësi më i fortë që ka pasur Shqipëria, dha emrin e Aldo Bares.

?Disa nga personazhet i kam  takuar personalisht.

Aldo Bare më ka lënë mbresa në momentin që jam përballur në Bugun e Peqinit. Por nuk nuk i kishte humbur reflekset. Gjithë kohës që lëviznim brenda ai arrinte që të shihte në të gjitha dimensionet.

Më ka thënë që edhe ushqimet nuk i ha të pakontrolluara. Për mua Aldo Baro është një nga njerëzit që ka pasur një ndikim të fortë në botën e krimit. Krimet e tij kanë qënë monstruoze. Kishte një ndikim të jashtëzakonshëm. Ka ndikuar edhe në shtet. E konsideroj edhe për shkak të formimit, se ka qenë efektiv i RENEA. Ishte më operativi” tha Lala/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga