LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Avokati i ryshfetit 12 mijë euro/ Bën të penduarin në Gjykatë

3 Nëntor 2021, 09:31, Kronika CNA
Avokati i ryshfetit 12 mijë euro/ Bën të penduarin në

Avokati i arrestuar, Lavdosh Shehu ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shakallës së Parë. Ai ka depozituar ankimin ku edhe kërkon ndryshimin e masës nga ?arrest me burg? në ?garanci pasurore?. Sipas mbrojtësit të tij, Lavdosh Shehu nuk ka konsumuar vepër penale, pasi ai ka vepruar komform rregullave ligjore, për ekstradimin nga Italia drejt Shqipërisë të Fatos Hysenit, i dënuar me 30 vite burg për vrasje.

Në ankimim thuhet se Shehu, nuk ka takuar apo nuk ka ndërhyrë tek asnjë zyrtar apo punonjës në Ministrinë e Drejtësisë dhe se të gjitha komunikimet, i ka kryer nëpermjet emailit. Gjithashtu në ankimim thuhet se për 5000 mijë eurot që avokati i ka marrë shtetases Shqipe Hyseni, për punën e transferimit të djalit të saj, ai i ka kthyer asaj një shumë prej 900 eurosh. Ndërsa për 4100 euro ai ka lëshuar edhe faturë tatimore.

Avokati akuzohet se i ka kërkuar 12.000 euro familjes së një të dënuari, duke i premtuar ekstradimin nga Italia, duke korruptuar zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga