LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qarkullonte me armë zjarri dhe ikën me vrap nga policia/ E pëson keq 36-vjeçari në Tiranë

3 Nëntor 2021, 08:21, Kronika CNA
Qarkullonte me armë zjarri dhe ikën me vrap nga policia/ E pëson

Një 36-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri është vënë në pranga në Tiranë.

Burimet zyrtare bëjnë të ditur se Forca e Posaçme ?Shqiponja? kanë ndaluar për verifikim një mjet në vendin e quajtur ?Kodra e Diellit?.

Drejtuesi ka dalë nga mjeti dhe ka ikur me vrap duke mbajtur një çantë në dorë.

Forcat ?Shqiponja? kanë mundur që për pak minuta t?i vënë pranga 36-vjeçarit me iniciale Sh. M, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të çantës së dorës, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit tip pistoletë dhe dy krehër me fishekë luftarak./CNA.al

Lajmet e fundit nga