LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tetori mbyllet me diell/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

31 Tetor 2021, 07:05, Sociale CNA
Tetori mbyllet me diell/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e

Territori Shqiptar gjatë paradites do të jetë në dominimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë vendin.

Por parashikohet që në orët në vijim vranësirat e lehta të bëhen të dukshme në të gjithë territorin, ku më të theksuara do të jenë në zonat Lindore, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të jenë kostante në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor ? Juglindor, kjo do të bejë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë./CNA.al

Lajmet e fundit nga