LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rama kryen vepër penale dhe e pranon live”/ Deputeti thirrje SPAK

29 Tetor 2021, 13:14, Politikë CNA
“Rama kryen vepër penale dhe e pranon live”/ Deputeti thirrje

Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha se në ujësjellës janë të punësuar njerëz që jetojnë jashtë vendit.

Në një postim në rrjetet sociale, Boçi shkruan se Rama, live po kryen vepër penale në bashkëpunim me drejtuesit e pushtetit lokal për shpërdorim detyre, korrupsion masiv dhe mosveprim ndaj atyre që shkelin ligjin.

Po ashtu ai i ka drejtuar edhe një mesazh SPAK, ndërsa thekson se ky është një turp i madh.

?BABAXHAN APO ALI BABË

Rama deklaron se e di që në ujësjellës marrin pagë njerëz që janë jashtë?

Sikur çfarë po na thotë autori i masakrës zgjedhore, me 12 mijë të punësuar me kontratë, shumica e të cilëve e dinë që ndërrmarrja e punës është bankomati!!!??

Këtë e di dhe bufi!

Po tmerri nuk është këtu.

Kryeministri e ditka, e paska ditur dhe e pohon live.

Live po kryen vepër penale në bashkëpunim me drejtuesit e pushtetit lokal për shpërdorim detyre, korrupsion masiv dhe mosveprim ndaj atyre që shkelin ligjin.

U mori atyre votat e familjarëve me lekët e taksapaguesve, duke i dhënë paga fiktive dhe tani i ngre gishtin e akuzës.

Tani kush është ky të ma thojë SPAK?!!

Ky ështe babaxhani apo Ali Baba?!

Po SPAK ku është?!

Po pohohet një grabitje me përmasa financiare të frikshme dhe hesht?!!

Si ka kurajon ky blerësi i votave dhe ta pranojë dhe të mos i hyj gjemb në këmbë?!

Si mund të vazhdojë ky masakrues zgjedhjesh të japë mend dhe të tallet hapur me çdo njeri e me çdo institucion?!

Ky është tmerr dhe turp!?-shkruan deputeti Boçi./CNA.al

Lajmet e fundit nga