LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trekëndëshi i Bermudës për Lulzim Bashën

28 Tetor 2021, 16:14, Politikë CNA
Trekëndëshi i Bermudës për Lulzim Bashën

Sot kreu i Republikës së Re Lulzim Basha u rikthye tek teza e tij e vjetër, ajo e viti 2017 ku u mbyll në çadër. Doli nga Partia Demokratike, doli nga logo e saj dhe mohoi gjithçka. Mohoi historinë, mohoi të djeshme, të sotme dhe të nesërmen e asaj që pret Partia Demokratike, u rikthye te teza e Republikës së Re, duke thënë se ai ishte një anti sistem, pra do të shitet sikur është personi që po lufton tre personazhet kryesor politik në vend, siç janë presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe ish kryeministri dhe ish presidenti Sali Berisha.

Në fakt, Lulzim Basha përballë trekëndëshit të Bermudës sot dukej më keq se kurrë. Kjo vetëm nga një prej personazheve me Edi Ramën, i cili në fakt e trajtonte më keq se një prostitutë, e cila afronte shërbime me pagesë.

Por le ta analizojmë dhe të shohim pak shkurt, shumë shkurt se çfarë është Lulzim Basha në trekëndëshin e Bermudës.

Lulzim Basha, është njeriu që e mori Sali Berisha nga rruga, njëri nga këta të trekëndshit të Bermudës, e bëri tre herë ministër, e bëri kryetar Bashkie të Tiranës, skandal pas skandali, me rrugën e Kombit, me shitjen e detit, me katër të vrarë në 21 janar, në Bashkinë e Tiranës ku nuk bëri asgjë dhe më pas e bëri edhe kryetar të Partisë Demokratike, e mbajti 8 vite si kryetar të PD, ai  vetëm humbte dhe vetëm humbte, shkatërroi gjithçka në atë parti, bëri çfarë mundi dhe si mundi dhe ende vazhdon me  ëndrrën e tij të vjetër që mund të krijojë Republikën e Re, duke shkërrmoqur Partinë Demokratike dhe duke ndërtuar partinë e tij, partinë e familjes që tani për të duket sikur është partia e trekëndëshit të Bermudës.

Së dyti, Ilir Meta është njeriu që e bëri në fakt kryetar Bashkie së bashku me Berishën  në 2011. Kontributi i LSI ishte shumë domethënës, shumë sinjikativ. Mjafon të kujtojmë që Edi Rama doli 11 vota para, por më pas rinumërimi KQZ e rrëzoi me ndihmën kuptohet edhe të Arben Ristanit, por ishte lëvizja e Metës për futjen në lojë të partisë komuniste dhe kandidatëve të saj Hysni Milloshi, i cili mundi të merrte gati 1300 vota dhe të rrëzonte Edi Ramën pas 11 viteve nga drejtimi i bashkisë së Tiranës.  Më pas është Ilir Meta në vitin 2021 i cili dukej për Lulzim Bashën se ishte shpresa e opozitës dhe çdo llogari elektorale, përfshi edhe raportin e fundit që do ti jepej kryesisë publikuar nga CNA.al në ditët e fundit e ka bërë me llogari bashkë me votat e LSI-së, i ka bërë llogaritë si opozitë dhe qëndrimet që mban për masakrën zgjedhore të 25 prillit, thekson se opozita është shumë pak vota larg Edi Ramës dhe këtu përfshin edhe gati mbi 100 mijë votat që ka marrë Ilir Meta.

Së fundmi,i treti i trekëndëshit të Bermudës është Edi Rama, i cili e mban si kryetar të PD, që po investon sot me mediat e tij, analistët dhe gazetarët e tij që Luli të qëndrojë në krye të PD.

Bën tre apo katër orë debat në Kuvend me Lulzim Bashën, duke e faktorizuar, duke i dhënë atij mundësinë ta sulmojë, të debatojnë për të treguar se ata janë dy emrat kryesor të politikës, ata janë dy demat që po ndeshen. Në fakt, Luli është thjesht delja që i duhet Edi Ramës në krye të opozitës. Ky pra është Lulzim Basha. Lulzim Basha përballë trekëndëshit të Bermudës, produkt i të cilës është ai dhe po këta të trekëndëshit të Bermudës e kanë sjell dhe e kanë mbajtur Lulin në pushtet dhe në opozitë./CNA.al

Lajmet e fundit nga