LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dashuria e egër Rama-Basha/ Kafshime dhe erotizëm

28 Tetor 2021, 13:48, Politikë CNA
Dashuria e egër Rama-Basha/ Kafshime dhe erotizëm

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD Lulzim Basha kanë  shkëmbyer replika dashurie në Kuvend.

Njëri me kafshime tjetri me fjalë romantike, i kanë shprehur dashurinë njëri tjetrit.

Duke iu përgjigjur disa akuzave të Bashës, i cili përmendi dhe Foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha, Rama tha se Basha ?çon gjuhën aty ku i dhëmb dhëmbi?, duke nënkuptuar panikun që ka kreu i PD, nga Foltorja e Berishës me demokratët.

Por, pas deklaratës së Ramës, ka ardhur reagimi nga Basha, i cili i ka kujtuar Ramës ?kafshimet që i kanë lënë edhe shenjë?, sipas tij.

?Dhe që e ka hallin se më dhëmb mua dhëmbi. Mua nuk më dhemb asnjë dhemb e para e punës. I kam dhëmbët e mi ta dish dhe gjenetikisht i kam goxha të fuqishëm edhe kujdesem për to. Kështu që mos e qaj hallin e dhëmbëve të mi sepse njëherë që të kafshuan u zhduke 3 javë, nuk i the as partisë se ku shkove. Apo jo? Apo e ke harruar?  Një herë që të kafshuan dhëmbët e mi 3 javë u zhduke fare. Vetëm ti dhe unë e dimë se ku shkove, nga burime të ndryshme. Ajo të dhemb ty, bankomati i 2011 të dhemb më shumë se asgjë tjetër…..ti e di mirë se çfarë të gjen kur të kafshoj unë..”, i ka thënë Basha-Ramës, i cili ka reaguar menjëherë.

Unë ty  kam dashur, të dua dhe do të dua?, i është kundërpërgjigjur menjëherë Rama. /CNA.al

Lajmet e fundit nga