LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ahmetaj zbardh vendimin/ 1050 banesa të rindërtuara kalojnë në pronësi të qytetarëve

27 Tetor 2021, 12:01, Politikë CNA
Ahmetaj zbardh vendimin/ 1050 banesa të rindërtuara kalojnë

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në një dalje për mediat ka komunikuar vendimet e reja të qeverisë për këtë javë, ku në fokus ka qenë rindërtimi i zonave të prekura nga dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Ahmetaj tha se vendimi i parë lidhet me shkollat e rindërtuara, të cilat i kanë kaluar për administrim dhe mirëmbajtje bashkive.

Po ashtu ai bëri të ditur se Qeveria ka vendosur që nga 20-26 nëntori të shpërndajë 1050 apartamente dhe shtëpi individuale të rindërtuara dhe t?u kalojnë në pronësi qytetarëve.

Familjet në nevojë do të jenë të parat që marrin banesat, ndërsa shpërndarja e të tjerave do të bëhet me short publik.

?Dua të informoj publikun. Sapo filloi procesi i kalimit të shkolla në pronësi të bashkive. Jemi duke folur për përfundimin e një numri të madh të shkollave të rindërtuara, që i kalojnë bashkive për administrim dhe mirëmbajtje. Ky muaj do të jetë i rëndësishëm për procesin e rindërtimet për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Në 2-vjetorin e tërmetit, do të tregojmë se si do të behet shpërndarja. Një është lista prioritare që vjen si rrjedhojë e aktit normativ ku trajtohen familje me ndihme ekonomike, apo nëna kryefamiljare, apo familjet e policëve të vrarë. Praktikisht këto familje shpërndarja do të bëhet menjëherë dhe për familjet e tjera me short publik. Kjo është detyrë e bashkisë që të fillojnë të organizojnë shortet publike, që të jenë transparente për të shpërndarë njësitë individuale dhe ato apartamente. Vetëm për 20-26 nëntor do të shpërndahen 1050 apartamente dhe njësi individuale. Ndërkohë që nga Fondi i Zhvillimit janë shpërndarë gati 1100 njësi dhe janë dhënë grante S4 për familjet. Një pjesë e tyre do të futet në shtëpitë e reja. Do ta vazhdojmë gjatë nëntorit deri në fund të shtatorit, qoftë me shpërndarjen e njësive individuale dhe me apartamentet. Sot besojmë sërish që deri në shtator të vitit tjetër do t?i kemi shpërndarë të gjitha njësitë individuale dhe apartamentet.?, tha Ahmetaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga