LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet vendore në Kosovë/ 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë, janë thirrur për të votuar

17 Tetor 2021, 06:20, Kosova & Bota CNA
Zgjedhjet vendore në Kosovë/ 1 milion e 885 mijë e 448

Sot, qytetarët e Kosovës zgjedhin kryetarët e rinj të 38 komunave dhe anëtarët e asambleve komunale.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për kryetarë të komunave të Kosovës janë certifikuar 166 kandidatë. Në garën për asamblistë në kuvendet e të gjitha komunave janë certifikuar 5,198 kandidatë.

Në këto zgjedhje, qytetarët mund të votojnë për kryetarin e komunës dhe një asamblist.

Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe pritet të mbyllen më 19:00.

Këtë vit do të hapen 883 qendra votime me gjithsej 2,477 vendvotime.

Sipas KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote brenda Kosovës është 1 milion e 885 mijë e 448 votues.

Ky institucion ka pranuar 5,649 pako të supozuara me fletëvotime nga jashtë Kosovës.

Kësaj here, të drejtën e votës për herë të parë mund ta shfrytëzojnë 41,012 persona.

Në zgjedhjet e kaluara lokale, të mbajtura më 2017, më së shumti komuna pati fituar Lidhja Demokratike e Kosovës, në total tetë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shtatë, Partia Demokratike e Kosovës, pesë, Lëvizja Vetëvendosje tri, ndërsa Nisma Socialdemokratike dhe Aleanca Kosova e Re nga një komunë.

Nga komunitet joshumicë, më së shumti komuna pati fituar Lista Serbe, 10 të tilla, derisa Partia Demokratike Turke, një komunë.

Dy komuna janë udhëhequr nga kandidatë të pavarur.

Pjesëtarë të Listës Serbe u drejtohen bashkërisht kutive të votimit

Lista Serbe është partia e vetme serbe e Kosovës, e cila në të gjitha zgjedhjet merr pjesë me mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Pjesëtarë të këtij subjekti janë parë bashkërisht duke u nisur për të votuar në Mitrovicë të Veriut.

Në mesin e grupit janë parë punonjës të institucioneve që financohen nga Serbia, nga sektori i arsimit, shëndetësisë dhe sektorë tjerë.

Votimi i organizuar në Mitrovicë të Veriut është kthyer në diçka të zakonshme në zgjedhjet e Kosovës.

Në zgjedhjet e kaluara lokale, të mbajtura më 2017, Lista Serbe pati fituar 10 komuna./REL

 

Lajmet e fundit nga