LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendimi i çuditshëm/ Nëse vaksinohesh, merr kupon falas për ta shpenzuar në shtëpi publike

14 Tetor 2021, 18:59, Kosova & Bota CNA
Vendimi i çuditshëm/ Nëse vaksinohesh, merr kupon falas

Një shtëpi publike në Vjenë ka gjetur një mënyrë aspak të zakonshme për të nxitur fushatën e vaksinimit.

Shtëpia publike ?Funpalast? do të japë një kupon prej 30 eurosh për t?u përdorur me prostitutat për çdo të sapovaksinuar.

Përveç nxitjes për vaksinim, pronari i restorantit shpreson të rifitojë në këtë mënyrë, një pjesë të madhe të klientëve të humbur për shkak të pandemisë.

Cristoph Lielacher, pronar i ?Funpalast? e quajti nismën ?Nata e gjatë e vaksinës?. Sigurisht, mund të mos jetë e lehtë për të gjithë të shpjegojnë pse shkuan në një shtëpi prostitucioni për t?u vaksinuar. Por Lielacher gjithashtu ka menduar për këtë, duke këshilluar klientët e tij të tregojnë se ata janë vaksinuar pranë monumentit të Gustav Klimt, i cili ndodhet pranë restorantit.

Nisma synon mbi të gjitha emigrantët, të cilët janë një pjesë thelbësore e klientelës ?Funpalast?.

Lajmet e fundit nga