LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bllokohen mijëra euro në portin e Brindisit/ Destinacioni ishte Durrësi

14 Tetor 2021, 17:54, Kosova & Bota CNA
Bllokohen mijëra euro në portin e Brindisit/ Destinacioni ishte

Pasditen e sotme policia italiane ka sekuestruar 70 mijë euro të padeklaruara në portin e Brindisit.

Ato u zbuluan nga personeli i Agjencisë Doganore dhe Guardia di Finanza. Sipas mediave italiane, shuma e parave ishte fshehur në shkallët e autobusit të linjës me Shqipërinë.

Autobuzi ishte nisur drejt qytetit bregdetar të Durrësit, ndërsa ende nuk bëhet me dije emri i shoferit, i cili u ndalua gjatë kontrollit të policisë italiane./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga