LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentat shqiptarit ne Greqi/ Përfundon në gjendje të rëndë në spital

11 Tetor 2021, 15:00, Kosova & Bota CNA
Atentat shqiptarit ne Greqi/ Përfundon në gjendje të

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e ndodhur mëngjesin e të dielës në Greqi.

Sipas mediave greke, personit 34-vjeçar që iu bë atentati është nga Shqipëria dhe momentalisht ndodhet rëndë në spital.

I riu i plagosur kishte një të shkuar me rekorde kriminale në Greqi. Dyshohet se shkak i plagosjes të jenë bërë konfliktet për pazare droge dhe larje hesapesh mes bandave.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 tetor në urën Kalyftaki në zonën e Kifissias në Greqi. Shqiptari është qëlluar nga disa persona, të cilët më pas janë larguar me shpejtësi me anë të një makine./ CNA.al

Lajmet e fundit nga