LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenti çek përfundon në spital në mes të trazirave politike

10 Tetor 2021, 17:56, Kosova & Bota CNA

Presidenti i Republikës Çeke, Milos Zeman është dërguar në spital në mes të trazirave politike dhe fitores së papritur të opozitës në zgjedhjet parlamentare.

Drejtori i Spitalit Qendror Ushtarak të Pragës deklaroi se Zeman është në kujdes intensiv për komplikime nga një gjendje e njohur.

“Ne e dimë saktësisht diagnozën, e cila na lejon të synojmë trajtimin,” tha drejtori Miroslav Zavoral. Ndërkohë ai shtoi se sipas kërkesës së presidentit, nuk do të japë detaje të tjera.

Ndërkohë stafi i zyrës së Zemanit, ka njoftuar se ai po vuan nga lodhja dhe dehidratimi, pasi muajin e kaluar kaloi tetë ditë në spital.

Gjatë kohës që presidenti Zeman kaloi tetë ditë në spital, gazetarët i kërkuan zëdhënësit të presidentit, Jiri Ovcacek, një shpjegim zyrtar. Për dy ditë nuk pati përgjigje.

Më në fund, heshtja u thye me fjalët “Më shtriva dhe fjeta, u zgjova, sepse Zoti më mbështeti. Nuk do të kem frikë nga dhjetëra mijëra njerëz, që janë vendosur kundër meje rreth e qark”.

Ndërkohë, javën e kaluar disa media, bënë të ditur se presidenti vuante nga asciti, një grumbullim i lëngjeve abdominale që zakonisht lidhet me cirrozën e mëlçisë.

Zeman, që është konsumues i duhanit, vuan nga diabeti dhe javët e fundit ka përdorur karrocë për të lëvizur./ CNA.al

Lajmet e fundit nga