LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Eksplozivë, armë dhe anti-tank”/ Policia arreston 5 persona

10 Tetor 2021, 18:24, Kosova & Bota CNA
"Eksplozivë, armë dhe anti-tank”/ Policia arreston 5

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar 5 persona, nën dyshime për kryerjen dhe planifikimin e një sërë veprash terroriste.

Sipas njoftimit të të Prokurorisë, gjatë bastisjes janë gjetur eksplozivë, armë, dronë, si dhe armë anti-tankë.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale ?Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës?, “Kryerja e veprës terroriste” si dhe për veprën penale ?Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse.

Po ashtu të arrestuarit dyshohen për veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria Speciale bën të ditur se brenda afateve kohore-ligjore do të bëjë kërkesë për caktim të paraburgimit për 5 personat e ndaluar./ CNA.al

Lajmet e fundit nga