LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kurti: Njohja e shtetësisë së Kosovës nga Serbia nuk ka alternativë

16 Tetor 2021, 20:08, Kosova & Bota CNA
Kurti: Njohja e shtetësisë së Kosovës nga Serbia nuk ka

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën në një takim me disa anëtarë të Parlamentit Evropian se, bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë nuk kanë alternativë, ashtu sikurse njohja e shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

?Në dialog në Bruksel jemi për një kapitull të ri të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve tona, ku zgjidhim çështjet e pazgjidhura me njohje reciproke, ka thënë Kurti.

Ai ka pritur të shtunën në Prishtinë delegacionin e eurodeputetëve në krye me përfaqësuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Në një komunikatë për media, kryeministri Kurti është thënë të ketë diskutuar me palën evropiane për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet mosnjohëse të Bashkimit Evropian, për procesin e liberalizimit të vizave dhe mbështetjen që i ka ofruar blloku evropian Kosovës përmes ndarjes së vaksinave kundër koronavirusit.

Temë diskutimi ka qenë edhe operacioni i Policisë së Kosovës kundër kontrabandimit të mallrave në disa qytete të Kosovës.

“Ky ishte një operacion normal i Policisë, e cila ka kryer punën në mënyrë profesionale dhe sipas procedurave ligjore”, është cituar të ketë thënë Kurti.

Aktualisht në këtë Kosovë janë rreth 700 refugjatë afganë, të cilët janë evakuuar nga Shtetet e Bashkuara, pas marrjes së kontrollit të talibanëve në Afganistan.

Rreth 100 prej tyre tashmë janë larguar nga Kosova drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Pjesa e mbetur do të qëndrojë përkohësisht në Kosovë, deri në finalizim të procedurave ligjore për zhvendosje të përhershme në SHBA, apo vende tjera evropiane./rel

Lajmet e fundit nga