LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklaroi publikisht se kishte tradhëtuar bashkëshorten/ Reagon vajza e Ilir Shaqirit

15 Tetor 2021, 09:14, Lifestyle CNA
Deklaroi publikisht se kishte tradhëtuar bashkëshorten/ Reagon vajza e

Kujtojmë se gjatë provës javore të vendosur nga ?Big Brother? Balerini Ilir Shaqiri rrëfeu se çmenduria më e madhe që kishte bërë ishte tradhëtia ndaj së shoqës.

?Çmenduri do quaja eksperiencën e fundit, që qe dhe shumë traumatike. Pati shumë sfumatura, nga e bukura te tragjikja, nga vuajtja te gëzimi. Qe pikërisht ajo që thashë më parë për punën e tradhtisë. Njoha një balerinë që ma hoqi petllën e thënë kështu?Filloi si lojë dhe luaj e luaj e luaj, u trash loja aq shumë saqë çmenduria vazhdoi për tre vjet. Flasim për një periudhë jo shumë të largët. Gjeta shumë gjëra që ndoshta kishin vite që më mungonin. Një mënyrë ndryshe. Një dinamikë ndryshe. Që nga e folura në kohë të ndryshme. Nëse ka pasur një çmenduri në jetën time mund të ketë qenë kjo, që vura në rrezik gjënë më të bukur që kam, familjen. E vura jashtëzakonisht në rrezik.Familja u shpëtua falë inteligjencës së gruas sime dhe zemrës së saj dhe intelektit dhe zgjuarsisë sime, që arrita të kuptoj që isha futur në një labirint dhe nuk kishte më kuptim të vazhdoja përpara pa ditur ku do të shkoja. Më mirë, urgjentisht, të kthehesha mbrapsht aty ku ishte drita, sesa të rrija në këtë labirint me shekuj të tërë, edhe pas vdekjes, duke qarë vetveten. Me të vërtetë, që edhe sot e kësaj dite do isha duke qarë vetveten buzë ndonjë trotuari, a fastfood a nuk e di se ku dhe ndoshta nuk do të isha as këtu.Falë Zotit dhe falë gruas që kam, vajza nuk kuptoi asgjë nga kjo. Imagjino çfarë grua të zgjuar kam. Falë zgjuarsisë së kësaj femre që ka emrin Emmanuela, Emily nuk kuptoi asgjë.?- përfundoi historinë e tij balerini.

Një reagim ka erdhur nga vajza e tij e vogël Emily. Ajo ka postuar një foto me babin e saj dhe krahas shkruan ?Më mungon pa masë babi, por jam krenare për ty. Krenare për rrugën tënde në ?Big Brother VIP?. Mami dhe unë të ndjekim dhe të kuptojmë. Rri i qetë. Të dua shumë?./CNA.al

Lajmet e fundit nga